Aeroporti i Kukësit hapet për pak ditë, Rama: Çunat e Londrës bëhuni gati se nuk është më punë muajsh

Aeroporti i Kukësit hapet për pak ditë, Rama: Çunat e Londrës bëhuni gati se nuk është më punë muajsh

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Aeroporti i Kukësit, i cili do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar Zayed. Krahas fotos, Rama lajmëron çunat e Kukësit që janë në Londër që të bëhen gati pasi do të vijnë në Shqipëri për çështje ditësh dhe se nuk bëhet më fjalë për punë muajsh.

"O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh", shkruan Rama krahas fotos.

Që kur aeroporti i Kukësit nisi punimet, kryeministri Rama tha se fluturimin e parë Air Albania do e bëjë në Londër ku do të sjellë 150 çunat e Kukësit që e kanë sharë më shumë dhe që se kanë besuar se do bëhej realitet ky aeroport

Para pak kohësh ministrja Belinda Balluku gjatë një interviste për Report Tv, tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe mbarimit të procedurave. Fluturimi i parë me Air Albania drejt Londrës nga ky aeroport, Balluku tha se do të bëhet më 18 prill.


Postimi i Edi Ramës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/04/2021 23:35

    Po, ejani shpejt o cunat e Londres dhe shkuleni emrin //Zayed// sic e bene patriotet tuaj kur shkulen flamurin turk nga faqja e diges,a c'dreq ishte,shkuleni ate emer te qelbur,nese ju ka mbetur akoma pak gjak patrioti shqiptari!Mos tregoni patriotizmin tuaj duke bere shqiponjen,duke kenduar //Shqiperi,o nena ime//,apo duke valvitur flamurin per ndeshje futbolli,tregojeni patriotizmin e vertete, duke shkulur ate emer-kancer qe i kane vene aeroportit! Aeroporti duhet te mbaje emer shqiptar,emrin e Kukesit,ose Korabit,ose c'faredo mali te Alpeve tona!Ku jeni ju patriote te vertete kosovare e came qe dogjet flamurin grek e prishet bustin e tradhetarit grekofil ne jug??Sot eshte dita te pastroni kombin nga nje tjeter emer-gangrene, qe po perpiqen t'ia ngjitin te shiturit te turko-arabet!!

    Përgjigju
    • Askushi: 12/04/2021 19:44

      Paske ngrene dopio racion byreku sot eeeee

  • Pupi: 11/04/2021 10:48

    Po Zayedi kush eshte? Babai i Erdoganit?

    Përgjigju
    • adeci: 11/04/2021 11:07

      BABAI I SATEME.

  • Bexhet Arbllaci: 11/04/2021 10:13

    Te dalin rezultatet si gjithe Europa brenda 2-3 oresh se lame nam e diskutohemi ne te gjitha mediat europiane.

    Përgjigju
  • V.F L.P: 11/04/2021 09:00

    Nuk duam auroporte as rrug as gje ..kur do arrestohet ilir muti dhe sali gerdalla..ky esht lajm i mir kur do arrestohen se 30 vjet e shkaterruan ket vend fare.zagaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump