Aeroporti i Vlorës, Rama publikon videon: Fluturimet do jenë transoqeanike, do t'i sjellim shqiptarët direkt nga Amerika!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video 3D se si do të duket aeroporti i Vlorës, që do të mundësojë fluturimet transoqeanike. Në videon e shpërndarë, kryeministri shpjegon se në aeroportin e Vlorës do të mundësohen fluturime Vlorë-Nju Jork dhe anasjelltas, për t'i sjellë shqiptarët nga Amerika direkt në Shqipëri.

"Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse "Fan Nolin" ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri", thotë Rama.

Po ashtu ai shton se në Vlorë do të ngrihet edhe Akademia e Aviacionit Civil që do të prodhojë eksperët shqiptarë të aviacionit dhe deri te pilotët. Ai thekson se investimet e ndërmarra do të rrisin në mënyrë eksponenciale numrin e turistëve në vend, duke theksuar se "është koha ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart"

"Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse "Fan Nolin" ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri. Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët. Shqipëria do të jetë një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend. Sot është koha që sëbashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart", përfundon kryeministri.

Kujtojmë se më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kryeministri Edi Rama është shprehur se ky moment është më i rëndësishëm se vaksina. Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK.

J.SH./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento

Komente

  • Iris: 01/05/2021 01:51

    /LUI/,duhet te shikosh anen pozitive.Sigurisht, qe pak veta pasurohen dhe ata qe pasurohen,jane ata qe kane te atilla shuma monetare per t'i investuar ne vepra te tilla,ose aksione.Shqiptari i thjeshte nuk ka aq para,sa per te ndertuar nje aeroport e te korre fitimin prej tij.Por mos harro,qe turisti i huaj,pavaresish nga vendi,apo klasa qe i perket,kur ka per te ardhur, ka per te shpenzuar parate aty.Dhe mos mendo qe te gjithe do te sulen te hoteli me 5 yje.Shumica, do te preferojne bujtinat dhe restorantet e thjeshta,dyqanet e vogla ne cepat e rrugeve,jo dyqanet me veshje dizajnerish,kane per te frekuentuar tregjet fshatare,etj.Keshtu qe keto invest.kane per te sjelle para per te gjithe xhepat.Pastaj, ne se vertet deshiron te ngrihet mireqenia e pergjithshme,pas infrastuktures e turizmit,duhet ringritur ind.e rende dhe lehte,por gjithcka do kohen dhe radhen e vet.Personalisht do preferoja qe per udhetimet nderkontinentale te zgjidhej Rinasi,si me kryesori,gjithashtu shpresoj qe aeroporti i Vlores te mbaje emer shqiptar,jo si emri-turp i aeroportit te Kukesit!

    Përgjigju
  • Lui: 30/04/2021 11:40

    Zoti Rama, mund të bësh dhjetëra aeroporte e porte. Por nëse nuk ngrihen pagat në Shqipëri, nuk keni për të fituar më. Veprat e mëdha sigurisht që i duhen vendit, por nëse përkthehen me mirëqenie të pjesës më të madhe të popullit. Nëse këto investime bëhen në emër të zhvillimit të Shqipërisë dhe pasurohen vetëm një pjesë e vogël e popullit, atëherë nuk ke bërë asgjë. Duhet mos të ketë pagë nën 60 mijë lekë neto. Paga mesatare të jetë jo më pak se 85-90 mijë lekë neto brenda mandatit. Ndryshe nuk quhet zhvillim.

    Përgjigju
  • Turi: 30/04/2021 09:29

    Jo po nga Zelanda e re

    Përgjigju
  • Qytetari digital: 30/04/2021 09:12

    Keta investimet ngjajne si investime para electorale, tentativa per te blere mandatin e 4-ert. Ne demokratet e shiperise nuk do ta tolerojme kurre nje gje te tille. Jam i sigurte se doktori do te marre masat e nevojshme.

    Përgjigju
    • genti: 30/04/2021 16:50

      Ky njeri qe shkruan qytetari digital,sigurisht eshte SAL BORISHA



×

Lajmi i fundit

John

Rama e nderoi në Prishtinë, anëtari i Kryesisë së PD: Rexhep Qosja, një karikaturë dhe simbol i urrejtjes