Afati i fundit për deklarimin e DIVA-s, gazetarja në 'Përballje': Për të dypunësuarit pagat bashkohen dhe rivlerësohet tatimi! Ata që marrin mbi 2 mln nuk ka kosto ekstra

Sot përfundon afati për dorëzimin e deklarimit individual vjetor të të ardhurave (DIVA-s), prej të cilës preken më shumë se 73 mijë persona, të deklaruar të dypunësuar apo që përfitojnë pagë mbi 2 milionë lekë.

Gazetarja e ekonomisë, Eliza Gjediku tha në ‘Përballje’ në Report Tv se pjesa më e madhe e kësaj fashe janë të dypunësuar, rreth 49 mijë veta, pjesa tjetër janë ata që përfitojnë pagë mbi 2 milionë lekë.

Për këta të fundit nuk do të ketë kosto ekstra në deklarimin e të ardhurave, ndërsa për ata që janë të dypunësuar, me përllogaritjen e re, të dy pagat bashkohen dhe rivlerësohet tatimi.

'Prej vitesh është bërë praktikë që ata që marrin mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave të tyre. Prej 4 vitesh ka hyrë në fuqi që të dypunësuarit të plotësojnë deklaratë, në total kanë qenë personat me pagë mbi 2 milionë lekë dhe 73 790 individë që plotësojnë këtë dkelarat. 49 mijë persona të dypunësuar dhe pjesa tjetër ata që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë.

Të dypunësuarit kur të deklarojnë të ardhura do përllogariten ekstra. Pagat bashkohen dhe rivlerësohet tatimi. Dhe del fatura që është barrë për këta tatimpagues. Ndërsa për ata mbi 2 milionë lekë nuk ka kosto ekstra. Kjo ka sjell uljen e numrit të personave të dypunësuar. Bashkohen pagat, rivlerësohet tatimi', tha gazetarja.

Eksperti Erion Muça shprehet se është rritur niveli i informalitetit, pasi shumë persona të dypunësuar tashmë kërkojnë pagën në dorë të padeklaruar pasi iu rriten kostot. Nga ana tjetër, ka një rënie të numrit të personave të dypunësuar.

'Do të thoja më shumë e gjykoj se është rritur informaliteti apo shmangia nga deklarimi i dypunësimit. Sa më shumë rriten masat represive aq më shumë ai gjen mekanizma që të ardhurat t’i formalizoj me mënyra të tjera. Fakti që për një periudhë që taksimi i dypunësimit nuk ishte real shumë individë zgjodhën të tatohen në mënyrë të rregullt. Mendoj se është mekanizëm bazë i ekonomisë. Sa më shumë rriten taksat aq më shumë individi do gë gjejë shtigje për të mos deklaruar. Ka rënë dhe numri i personave të dypunësuar.

Mundësitë për më shumë se një punë për njerëzit ka rënë. Niveli i emigracionit është në rritje të lartë. Për mua politikat duhet të kenë fleksibilitetin e nevojshëm të marrin për bazë situatën reale dhe jo të jenë statike', theksoi Muça.

Gjediku shton ligji i ri iu jep mundësinë atyre që kanë ankesa të ankohen në drejtoritë rajonale të tatimeve dhe më pas komisioni e merr në shqyrtim.

'Pikëpyetja që ngrihet dhe nuk ka marrë përgjigje, pse duhet tatimi të rivlerësosh  në fund të vitit kur paguhet muaj për muaj. Pse nuk shkojmë drejt një tatimi të kapitalit. Me këtë formë, ne tatohemi me 3 fasha për një pagë. Vetëm prej kostove dhe pakënaqësive tek të dypunësuarit, vetëm vjet 6200 persona që nuk dorëzuan DIV-ën. Vlera e detyrimeve të papaguar ishte 460 milionë lekë. Kjo ishte shkaktuar pasi fatura ishte e lartë.

Jo të gjithë persona te dypunësuar punojnë se kanë mundësi, por se shumë prej tyre nuk garantojnë kushtet e jetesës. Kjo skemë e tatimit, detyrimi për të deklaruar DIV-ën, duhet ta kenë edhe ato persona. Ligji iu jep të drejtën kur kanë pretendime, mund të shkojnë në drejtoritë rajonale të tatimeve dhe të ngrenë një ankesë dhe më pas komisioni e shqyrton ankesën. Ka pasur edhe persona që ankimojnë dhe ua njeh dhe ligji. Informaliteti vitin e shkuar është shtuar. Dhe kryesisht në mosdeklarim të punonjësve dhe mosdeklarim real të pagave', nënvizoi Gjediku.

Eksperti vijon më tej argumentin duke thënë se shumë prej atyre që janë të dypunësuar nuk e kanë si arritje profesionale, por bëjnë dy punë për të siguruar kostot e jetesës dhe prandaj është e nevojshme që të rishikohet formula e vlerësimit të tatimit ndaj tyre.

'Skema e deklarimit, është përmirësuar me bisturi dhe jo me hapa të mëdha. Hap pas hapi është marrë një urdhëresë për të përmirësuar një segment. Një ngërç e kemi pasur me ato që punojnë si influencer në rrjete sociale. Kjo gjë tregon se nëse gjendet mënyra të gjesh të ardhura pa i deklaruar, Shqipëria i pranon.

Në Shqipëri kemi diferenca të mëdha mes aftësive kualifikimeve të njerëzve që kërkojnë punë dhe mundësive reale që ofrojnë punë. Ka pak punë reale që kërkojnë aftësi intelektuale. Ka shumë kërkesa për punë që nuk kërkojnë shumë aftësi', shtoi Muça. 

Sa i përket detyrimeve në rast mosdeklarimit të të ardhurave, gazetarja shpjegon pagesën e gjobës.

'Masat ndëshkuese nëse paguhet deklarata është 3000 lek. Mbi këtë caktohet interesi dhe kamatvonesa. Interesa është 0.05% e çdo dite që nuk është paguar masa ndëshkuese', tha Gjediku.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

'Vula' e PD-së, Gjykata e Apelit cakton datën

'Vula' e PD-së, Gjykata e Apelit cakton datën