Afera 400 mln euro e CEZ-DIA, kryen dënimin dhe lirohet nga burgu, i besuari i Ilir Metës, biznesmeni Kastriot Ismailaj

Afera 400 mln euro e CEZ-DIA, kryen dënimin dhe lirohet nga burgu, i besuari i Ilir Metës, biznesmeni Kastriot Ismailaj

Kastriot Ismailaj dhe Ilir Meta

Kastriot Ismailaj, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA është liruar sot nga burgu. Report Tv mëson se mesditën e 6 shtatorit Ismailaj ka lënë qelinë e burgut të Fierit

Autoritetet e Burgut te Fierit, pasi plotësuan të gjithë dokumentacionin dhe verifikuan afatet e dënimit, vendosën të lirojnë nga burgu biznesmenin e përfshirë në skandalin CEZ-DIA që trazoi politikën shqiptare për vite me radhë, informon gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.

Ismailaj në 12 maj të vitit 2015, me kërkesë të prokurorisë, e cila po e hetonte që nga viti 2014 për pastrim parash dhe mashtrim.

I konsideruar si dora e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj u dënua nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg, më shumë se dy vite pas arrestimit, konkretisht në tetor të vitit 2017, për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Në maj të vitit 2018, Gjykata Apelit të Tiranës la lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA. Në maj të vitit 2021, Gjykata e Lartë i rrëzoi Ismailaj për të hequr sekuestron mbi 5 milionë euro të konfiskuara, produkt i aferës CEZ-DIA.

Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vite e 6 muaj, që llogariten 3 vite e 9 muaj e për çdo vit burg, e për çdo vit burg, Kastriot Ismailaj ka pasur mundësi për të përfituar ulje dënimi.

Dëshmi dhe dokumente të zbuluara pas arrestimit, kanë konfirmuar se Kastriot Ismailaj ishte thjeshtë një zbatues i skemës së vjedhjes mes CEZ dhe kompanisë DIA me mbledhjen e borxheve të CEZ, dhe se pas tij qëndronte Ilir Meta.

mplikimi i Metës në aferën CEZ-DIA

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ.

Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje.

Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara.

Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë.

Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë.

Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.

Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.

Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 08/09/2023 13:44

    Tani HAJDUTI shkon né ISHUJT KAJMAN dhe bén JETÉ SHEIKU , me MILONA €URO qé ka né PARAJSAT FISKALE (OFFSHORE) !!!!! Ku éshtè SPAK dhe BKH ????????????? SPAK dhe BKH duhet ta SHTYDHTE kètè KRYEBANDIT , KRYE HORR , KRYE KRIMINEL , KRYEHAJDUT dhe KRYE GRABITQAR té PÉSHTIRÉ !!!! A ja ka KONFISKUAR BANESÈN dhe SHTÉPITÉ e tjera SPAK kètij FÉLLIQSIRE ?????????

    Përgjigju
  • ervin: 08/09/2023 11:03

    Te vejedhesh 400 mil.euro dhe te denohesh kaq pak vetem ne Shqiperi ndodh.

    Përgjigju
  • Stela: 08/09/2023 10:40

    I eshte sekuestruar pasuria apo del tani dhe behet biznesmen me tendera shtetror

    Përgjigju
  • Arben ministri: 08/09/2023 09:16

    Tani futja ca pushime ne Bahamas aty ku ke dhe parat, se i meriton. Kur te kesh koh hajde me tako ne Belize.

    Përgjigju
  • endri: 08/09/2023 08:36

    Ore ku te aplikojme per kete lloj burgu, nga 11 ben 3 vjet edhe ke ca miliona euro ne fund. Po punojme nga 2 pune dhe po na del vetja qefit kur degjojme kta.

    Përgjigju
  • Maks: 08/09/2023 07:32

    Me aq lek te vjedhura un do pranoja te beja 25 vjete burg Dhe kur te dilja do isha pasha

    Përgjigju
  • Iris: 08/09/2023 02:03

    Jo nuk ka per te shkuar ne Dubai,te pakten jo perpara se t'i nxjerre uje te zi Metes per te cilin beri burgun.Jane jo vetem vite burg,por dhe mllefe ato te mbledhura dhe ja ku erdhi dita per shpagim.Cifti Ismailaj kane shume per te thene.

    Përgjigju
    • Prit gomar: 08/09/2023 10:00

      Të mbijë bar

    • Maks: 08/09/2023 09:45

      Zonje ky per leken beri burg me kusht milionat tmos i hiqeshin

  • Shoku: 07/09/2023 22:41

    Tani ky miku ja fut per Dubai me aq leke sa ka bo me like floririn jeton si sheik

    Përgjigju
  • poli: 07/09/2023 21:04

    ky duhej denuar me burgim te perjetshem...

    Përgjigju
  • Kastriot: 07/09/2023 20:07

    Lirohen nga burgu secili or tejjjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?

×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)