Afera e inceneratorëve flluskë sapuni? Landfilli i Elbasanit i ka kushtuar buxhetit të shtetit më lirë se çdo landfill tjetër në Shqipëri! Sulmet selektive të Metës për hakmarrje politike

Afera e inceneratorëve flluskë sapuni? Landfilli i Elbasanit i ka kushtuar buxhetit të shtetit më lirë se çdo landfill tjetër në Shqipëri! Sulmet selektive të Metës për hakmarrje politike

Sali Berisha, Ilir Meta dhe inceneratori i Elbasanit

Opozita në krye Ilir Metën dhe Sali Berishën kanë kthyer në kauzë kryesore të ashtuquajturën afera e inceneratorëve. Akuzat për inceneratorët, projekt për të cilin u krenua qeveria, deri para 9 muajsh ishin në formën e spekulimeve politike. Por, 9 muaj më parë, SPAK urdhëroi arrestimin e ish ministrit Lefter Koka, Stela Gugallias dhe Klodian Zotos, dhe më pas të Alqi Bllakos, mbi bazën e dy kallëzimeve të PD dhe LSI-së.

Kur dolën urdhër-arrestet pati edhe një luftë mes LSI-së dhe PD-së se cili kallëzim kishte shërbyer si bazë për SPAK-un. Monika Kryemadhi mori shumë shpejt flamurin e denoncueses e para të historisë së inceneratorëve. Madje, nga dokumentet e bëra publike nga SPAK, akuzat dukeshin si një format copy pase i kallëzimit të bërë Lëvizja Socialiste për Integrim, fakt ky që përmendet me krenari edhe nga Znj. Monika Kryemadhi, e cila ka vetë disa llogari të hapura me SPAK-un.

Po a është e vërteta e inceneratorëve ashtu siç e paraqesin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët e kanë përdorur këtë histori për hakmarrje politike nga atyre që kontribuuan për asgjësimin e LSI-së si faktor politik në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke u larguar nga partia e Metës dhe bashkuar me PS-së?

Në Shqipëri janë ndërtuar landfille si investim i shtetit shqiptar ose donatorë të huaj, para se qeveria Rama të merrte vendimin për ndërtimin e impianteve të mbetjeve, pjese përbërëse e të cilëve janë dhe landfillet. Nga shqyrtimi i të dhënave zyrtare, konstatohet se landfilli i Elbasanit i ka kushtuar buxhetit të shtetit më lirë se çdo landfill tjetër në Shqipëri.

Vlera totale e inceneratorit të Elbasanit ka kushtuar 21.6 milionë euro. Vetëm landfilli i Elbasanit, ku grumbullohen mbeturinat para se t’i nënshtrohen trajtimit, ka kushtuar 3.5 milionë euro, vlerë e konfirmuar nga situacioni që shoqëria Albtek ka dorëzuar në Thesarin e Shtetit. Kapaciteti i landfillit të Elbasanit është 360 mijë ton mbetje.

Landfilli i Vlorës, i financuar dhe mbikëqyrur nga gjermanët, me zbatues të projektit Klodian Zoton, ka kushtuar 9.8 milionë euro, pra 6.3 milionë euro më shumë se sa landfilli i Elbasanit. Landfilli i Vlorës ka një kapacitet prej 350 mijë ton mbetje dhe do të funksionojë për 5 vite, në fshatin Sherishtë, 10 kilometra në lindje të Vlorës. Landfilli i Vlorës, me kapacitet 10 mijë ton në më pak nga landfilli i Elbasanit, ka kushtuar 3 herë më shumë.

Landfilli i Bushatit deri më tani kushtuar 6.3 milion euro (3.8 milionë euro investimi fillestar, 700 mijë euro investuar në 2017, 1.8 milionë euro loti II i investimit). Në përfundim, i gjithë projekti do t’i kushtojë shtetit shqiptar 15 milionë euro, me kapacitet 100 ton në ditë dhe kosto 18 euro / ton.

Landfilli i Korçës, një investim i qeverisë gjermane, ka kushtuar 5.7 milionë euro, ndërsa i gjithë projekti bashkë me masat shoqëruese të tij kap vlerën e 14 milionë eurove.

Ndërkaq, landfilli i Sarandës ka kushtuar 5.6 milionë USD, ku sistemon 80-90 ton mbetje në ditë. Landfilli i Sarandës ka një kapacitet prej 365 mijë ton mbetje, pra 5 mijë ton më shumë se sa i Elbasanit, por ka kushtuar 2.1 milionë euro më shumë.

Ndërkaq, landfilli i Durrësit ishte parashikuar nga qeveria e Sali Berishës që të kushtonte 22 milionë euro, pra më shumë se sa inceneratorit në total i Elbasanit, ku përfshihet edhe landfilli. Procedura për landfillin e Durrësit u anulua nga qeveria Rama.

Shifrat tregojnë qartë se mbi planin e menaxhimit të mbetjeve të qeverise Rama 1 dhe kostot e këtyre impianteve, janë krijuar spekulime të shumta të pavërteta dhe për llogari politike.

Duke i krahasuar me investimet e bëra nga qeveritë e mëparshme dhe nga fondacione të huaja, rezulton krejt e kundërta, pasi këto impiante kanë kushtuar më pak se çdo investim tjetër me karakter të ngjashëm. 

SPAK sigurisht duhet të vazhdojë hetimet për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë individuale të përfituesve të koncesionit dhe të të gjithë pushtetarëve që kane firmosur, por pa u bazuar në akuzat e rreme dhe tymnajën politike spiunëve dhe non gratave. Faktet tregojnë një realitet tjetër nga ai që kanë ngritur ata që i kanë shpallur luftë reformës në drejtësi.

Pse Meta-Kryemadhi nuk sulmojnë landfillet më të shtrenjtë?

Po pse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, deri diku edhe Sali Berisha, nuk flasin për landfillet më të shtrenjtë, por janë fokusuar duke kthyer në kauzë landfillin e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit?

Arsyet e dukshme janë dy:

Së pari, Ilir Meta sulmon landfillin e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit, për t’u hakmarrë ndaj Lefter Kokës, i cili u distancua nga LSI-ja dhe u bashkua me PS-në, duke fundosur LSI-në Durrës, fakt që e tregon rezultati i zgjedhjeve pas largimit të Kokës nga LSI-ja. Kujtojmë gjithashtu se Lefter Koka ishte i pari që deklaroi se nuk do ë digjte mandatin e deputetit në shkurt të vitit 2019, duke ‘djegur’ skenarin e Ilir Metës dhe Sali Berishës, për të futur në kolaps Kuvendin dhe krijuar destabilitet politik. 10 minuta pas këtij qëndrimi, Ambasada Amerikane në Tiranë, doli në një deklaratë për shtyp, ku u bëri thirrje deputetëve të mos dorëzonin mandatet. Ndërkaq, duke sulmuar Kokën në cilësinë e ish ministrit të Mjedisit, Meta sulmoi edhe Alqi Bllakon, i cili gjithashtu ‘tradhtoi’ LSI-në. Faktet tregojnë se Ilir Meta ‘iu lëshua’ inceneratorëve dhe landfilleve, në mënyrë sekteve, për hakmarrje politike dhe llogari partiake.

Së dyti, landifillet e tjerë, më të shtrenjtë se ai i Elbasanit, sidomos i Vlorës dhe Korçës, janë financuar nga qeveria gjermane. Në këtë rrethana, Ilir Meta nuk ka mbajtur qëndrime për të evituar një tjetër konflikt me faktorin ndërkombëtar, pas luftës me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Edhe pse landfilli i Vlorës po ndërtohet nga e njëjta kompani që ndërtoi landifillin e Elbasanit, Ilir Meta sulmon vetëm landfillin e Elbasanit.

Situacioni përfundimtar për objektin e Elbasanit, ku përcaktohet vlera për ndërtimin e landfillit

 

(Kliko ketu per te pare vleren e landfillit të Korçës)

 

(Kliko këtu për të parë vlerën e landfillit të Vlorës)

 

Plani i Berishës për landfillin e Durrësit

 

Vlera e landfillit Korçë

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 22/09/2022 17:00

    O debil, jane paguar para per djegie plehrash kur inceneratoret nuk ekzistonin ende. Mos e shit veten kaq lire o debil.

    Përgjigju
  • Soni: 22/09/2022 10:22

    Teneqe kane shitur....per sa kane perlare gjysmat..I bie ke 10....o Tik pra shume shume lire ke te drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i gjyqtares Shefkie Mataj, djali i hedh krahun në supe për ta ngushëlluar

Shkarkimi i gjyqtares Shefkie Mataj, djali i hedh krahun në supe për ta ngushëlluar