Afera me inceneratorin e Fierit, avokati i Arben Dervishaj: Akuzat e Prokurorisë janë të pa faktuara, s’ka dokumente të falsifikuara të lëshuara

Afera me inceneratorin e Fierit, avokati i Arben Dervishaj: Akuzat e Prokurorisë janë të pa faktuara, s’ka dokumente të falsifikuara të lëshuara

Arben Dervishaj

TIRANË- Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i cili mbrohet nga Elis Bilali, ka deklaruar gjatë mbrojtjes para GJKKO se rasti i tij është unik në aspektin procedural ku Dervishaj është pa pretencë. Sipas tij, akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv të personit që ushtron funksione publike është qëndrim që cenon mbrojtjen sepse Prokuoria nuk citon se cili prej dokumenteve është i falsifikuar.

Pra avokati argumenton se nuk ka një dokument konkret ku provohet falsifikimi dhe lëshimi nga ana e tij.

Nga ana tjetër, Bilali thekson se ligjet dhe aktet normative parashikojnë se situacionet hartohen nga konçensionari dhe kontrollohen prej tij por nuk bëhen prej tij. Ao thotë se është e pavërtetë se janë inskenuar punime të parealizuara apo makineri që nuk kanë ardhur, sepse në situacionin të bërë nga Farudin Arapi evidentohet se makineritë janë.

Të palogjikshme ka cilësuar akuzën e korrupsionit pasiv, sepse Prokuroria nuk e ka shpjeguar se pse përfitimi është i paligjshëm. Me këmbëngulje, avokati pretendon se përfitimet e Dervishajt janë raport privat i tij me Klodian Zoton dhe lekët janë kthyer rregullisht, gjë që sipas tij do kërkonte një akt ekspertimi nga inxhinieri i fushës.

“Jemi përpara një rasti unik ne aspektin procedural ku Arben Dervishaj është pa pretence. Akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv ne sektorin privat prokuroria kërkon te deklarohet fajtor për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv te pers qe ushtrojnë funksione publike. Një qëndrim i tille ka cenuar te drejtën e mbrojtjes se prokuroria nuk citon cili është dok i falsifikuar. Pra kush është dokumenti qe është falsifikuar dhe ka pasur detyre ta lëshonte Dervishaj.

 Ligji dhe aktet normative parashikojnë se situacionet hartohen nga koncesionari dhe kontrollohen prej tij por jo te behën prej ti.

Është i pavërtetë pretendimi qe janë situacionuar punime te parealizuara apo makineri qe s’kanë ardhur. Ne situacionin 45 te bere nga vete Farudin Arapi përshkruhet gjendja e inceneratorit dhe përçka pasqyrohet aty punimet janë bere e makineritë kane ardhur. Pa një sens logjik është dhe akuza e korrupsionit pasiv. Prokuroria nuk ka thëne pse ky përfitim është i paligjshëm. Me cilin veprim ne kundërshtim me ligjin e lidh ne aspektin logjik. Ai është një raport privat midis tij dhe z Zoto dhe leket janë kthyer rregullisht. Pse nuk u be akt ekspertimi nga inxhinier te fushës?”- thotë avokati,  Elis Bilali. 

Arben Dervishaj, në kohën që ishte mbikëqyrës i punimeve tek inceneratori i Fierit, miratoi dhe pasqyroi në shtet situacione, shërbime dhe pajisje që nuk janë realizuar, për të justifikuar pagesat e kryera nga institucionet shtetërore që kapin vlerën e 4 milionë eurove. Për të kryer këtë shërbim ndaj përfituesve të aksionerëve të inceneratorëve, Dervishaj ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me të gjitha faturat e paguara nga Klodian Zoto. Herën e parë në 2017-ën për të parë ndeshjen Juventus-Barcelona në Torino, më pas me të bijën në Tel Aviv dhe për herë të tretë në 2019-ën po në Torino për ndeshjen Juventus-Ajax. Në këtë ndeshje, Dervishaj nuk ishte i vetëm, teksa shkoi nën shoqërinë e Klodian Zotos dhe Alqi Bllakos. Zoto, vetëm për ndeshjen, për të tre pagoi 5040 Euro. 

4 milionë euro u paguan për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 10/07/2023 18:03

    shko mer derr ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan