Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesat e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për të hequr masat e sigurisë ndaj tyre, nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Mbrojtja ngriti pretendime për vendim të padrejtë dhe foli me të njëjtën gjuhë sulmuese ndaj SPAK si të ish-kryeministrit Berisha.

“Ne kemi dokumentuar shkeljet skandaloze të këtyre gjykatave. Janë humbur disa beteja, por nuk është humbur lufta. Kur them betejë dhe luftë, aty është dyluftim në gjyq, pavarësisht se SPAK sillet si një parti politike, por do ndjekim rrugën ligjore që është i vetmi mjet i sigurt për të na çuar tek e vërteta. Këta bëjnë sikur nuk kuptojnë por në fund do ta marrin përgjigjen", tha avokati Genc Gjokutaj. 

Në të njëjtën ditë, në GJKKO u mbajt seanca e paraqitjes së informacioneve dy mujore të hetimeve të SPAK. Edhe në këtë seancë avokatët kërkuan revokimin e masave të sigurisë, kërkesë për të cilën Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, do të shprehet më 14 maj.

"Diligjenca dy mujore ishte kopja e dy muajve më parë. Kishte një shtesë që SPAK kishte kërkuar informacion a kishin ndërtesat mbrojtje kundër zjarrit. Janë shumë fashikuj por kuptojmë që është i njëjti tekst", tha Gjokutaj. 

Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit nën akuzë për korrupsion pasiv, ndërsa dhëndri i tij qëndron në të njëjtën masë për 2 akuza, korrupsion pasiv dhe pastrim të parave në lidhje me aferën e privatizimit të Partizanit, mbi territorin e të cilit u ndërtuan 19 kulla.

Përveç ndryshimit nga arresti me burg në masë arresti shtëpiak të Jamarbër Malltezit nga gjyqtarja në konflikt interesi Ilirjana Olldashi e cila ka apartament në një nga kullat ku dhëndri i Berishës është aksionet, të gjitha kërkesat e përsëritura të ish-kryeministrit dhe Malltezit për revokim të masave të sigurisë, janë rrëzuar.

Sakaq, Berisha është ende deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.  Nëse ai nuk del nga shtëpia të shkojë në parlament deri në fund të qershorit, Berishës i digjet automatikisht mandati për shkak të mungesës 6-mujore në seancat plenare.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mondi: 03/05/2024 19:43

    po te dalin jashte keta plehra ,,,ndosin dynjane...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani