Afera 'Partizani'/ Berisha refuzon sërish të paraqitet në SPAK, strehohet në Kuvend! Sulmon Krajën dhe Gjokën: Mercenarë të Ramës! Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Malltezin

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon që të paraqitet në SPAK për t’u njohur me masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, në çështjen Partizani ku akuzohet për korrupsion pasiv. Ndërsa duhej të ishte përballë drejtësisë dhe të jepte llogari për këtë aferë, Berisha sërish përdori Kuvendin si mburojë, nga ku bashkë me mbështetësit e tij ka organizuar një skenar për të sabotuar punën.

Sulme të ashpra pati edhe drejtësisë, ku prokurorin Arben Kraja dhe gjyqtaren Irena Gjoka, i cilësoi si mercenarë të Edi Ramës. Berisha tha se nuk do të paraqitet në SPAK, por ish-kryeministri rrezikon masën më të rëndë, ‘arrest shtëpie’.

“Ai është një urdhër i Edi Ramës i lëshuar nëpërmjet mercenarëve të inkriminuar, siç është Arben Kraja, i cili qëndron në detyrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit të prokurorisë, që e nxjerr jashtë si ish-oficer sigurimit. Ua tregova unë dokumentin, ajo që fshihet prapa krimit, Irena Gjoka, e cila fshihet prapa krimit, dhe së fundi njeriu me lidhjet më obskure me Taulant Ballën. Pra ata janë shërbëtorë të mjerë që zbatojnë urdhëra të Edi Ramës dhe i marrin pushtetin parlamentit.”, tha Berisha.

Avokati i tij Genc Gjokutaj, tha për mediat se Berisha 'nuk paraqitet karshi një vendimi antikushtetues'. Mosparaqitja e Berishës për herë të dytë, procedurialisht krijon kushtet që SPAK të iniciojë zëvendësimin e masës detyrim paraqitje me arrest shtëpie, për të cilën duhet autorizim nga Parlamenti.

Ndryshe nga ai Bektashi u paraqit, por sërish heshti para mediave. Biznesmeni Fatmir Bektashi, që akuzohet për bashkëpunim me Jamarbër Malltezin në korrupsion e pastrim parash me qëllim përfitimin e 5.4 milionë eurove nga dhëndri i ish-kryeministrit, u paraqit në orën e caktuar.

Në të njëjtën ditë Apeli i GJKKO-së shqyrtoi për 9 orë 3 ankimime ndaj masave, të Berishës, Malltezit dhe Bektashit, por nuk doli me një vendim. Seanca gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të ish-kryeministrit u shty për nesër në orën 11:00.

‘Kemi që nga ora 9 kemi paraqitur gjithë argumentet që jo vetëm masat e sigurimit nuk qëndrojnë por edhe në thelb çështja është një farsë. Janë bërë shkelje kushtetuese në shkallë të Parë edhe Jamarbër Malltezi ishte vet prezent. Gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimin. Seanca është shtyre për nesër në orën 11 për të shpallur vendimin.’- tha Gjokutaj.

Mbrojtësit e Berishës, kanë kërkuar në Apel, deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së parë, pikërisht pasi sipas tyre, ajo nuk është zbatuar brenda 48 orëve sipas neneve 248 dhe 249 të Kodit të Procedurës Penale. Ishte një seancë maratonë. Në mesditë, trupi gjykues njoftoi pushimin e parë prej 10 minutash. Më pas, palët u kthyen në sallë, ku vijuan me parashtrimet e palëve deri rreth orës 13.30, kur u njoftua pushimi i dytë.

Seanca rinisi me parashtrimet e avokatëve të Jamarbër Malltezit që kërkuan humbjen e fuqisë së masës arrest me burg të vendosur ndaj dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha. Seanca përfundoi rreth orësh 16.00. Masat ndaj tyre u vendosën në 20 tetor ndërkohë që është zbatuar vetëm ajo për Jamarbër Malltezin dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, pasi Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK sipas vendimit të gjykatës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Gjokutaj: Berisha s’u paraqit sepse vendimi është anti-kushtetues

 

Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës tha se kanë paraqitur argumentet e se masat e sigurimit nuk qëndrojnë, por edhe në thelb çështja është një farsë.

‘Kemi që nga ora 9 kemi paraqitur gjithë argumentet që jo vetëm masat e sigurimit nuk qëndrojnë por edhe në thelb çështja është një farsë. Janë bërë shkelje kushtetuese në shkallë të Parë edhe Jamarbër Malltezi ishte vet prezent. Gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimin. Seanca është shtyre për nesër në orën 11 për të shpallur vendimin. Të gjitha kërkesat që kemi bërë një shkallë të parë ja kemi kërkuar edhe gjykatës së Apelit për t’i konstatuar. Maltezi shpjegoi gjithë procedurën e privatizimit dhe gjithë atë normalitet të procedurës.’- tha Gjokutaj.

I pyetur se pse nuk është paraqitur Berisha sot në gjykatë, Gjokutaj tha se nuk paraqitet karshi një vendimi antikushtetuese.

‘Nuk e di pse nuk është paraqitur Berisha. Berisha nuk paraqitet karshi një vendimi antikushtetues. Është një vendim nominal i informuar nga ne mbi anti-kushtetuetshmërinë.’- tha Gjokutaj.

Ora 16:11
Ankimimi masave të sigurisë nga Berisha dhe Malltezi për aferën Partizani, Apeli shtyn vendimin

1700493360_ffffffff.JPG

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit në lidhje me masat e sigurisë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Përmes një njoftimi Apeli bën me dije se pasi ka dëgjuar palët ka vendosur shtyrjen e shpalljes së vendimit.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00."

Më 14 nëntor avokatët mbrojtës të ish- kryeministrit Berisha dorëzuan në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme ankimimin e plotë ku kundërshtohen vendimet për masën e sigurimit personal “detyrim me paraqitje” dy herë në muaj për Sali Berishën. Përmes avokatëve mbrojtës, Berisha kërkoi shuarjen e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, por GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë.

Të njëjtën kërkesë për shuarje ose zbutje mase kanë dërguar edhe avokatët e Jamarbër Malltezi, i cili është i dyshuar për korrupsion pasiv. Mbi Malltezin rëndon masa “arrest në burg”.

 

Ora 11:06
Afera ‘Partizani’, Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’, nuk flet për mediat

 

Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalimi daljes jashtë shtetit’ në çështjen ‘Partizani’, ku akuzohet për korrupsion aktiv. Kjo është hera e dytë që Bektashi është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje, ndërsa në të dyja rastet ka refuzuar të flasë për mediat.

Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka refuzuar që të paraqitet në SPAK, ndërtuesi Bektashi ka shkuar për të dytën herë.

Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Ora 09:16
Berisha refuzon sërish të paraqitet në SPAK dhe sulmon drejtësinë: Arben Kraja dhe irena Gjoka, shërbëtorë të mjerë që zbatojnë urdhrat e Ramës

 

Ish-kryeministri Sali Beriha refuzon sërish të paraqitet në SPAK, për t’u njohur me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ për cështjen Partizani. Ndërsa duhej të ishte në SPAK, Berisha u paraqit në Kuvend bashkë me mbështetësit e tij me skenarin e qartë për të bllokuar punën e Kuvendit. Berisha sulmoi drejtësinë.

Sot unë jam paraqitur në parlament. Sot jam paraqitur në Parlament nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama. Është urdhër i Edi Ramë si lëshuar nëpërmjet mercenarëve siç është Kraja, që qëndron në detyrë në shkelje të kushtetutës. Irena Gjoka fshihet parapa krimit. Ata janë shërbëtorë të mjetë që zbatojnë urdhrat e Edi Ramës ndërkohë marrin pushtetin e parlamentit”, tha Berisha.  

Ora 08:52
Afera ‘Partizani’, Berisha dhe Malltezi kërkojnë shuarjen e masave të sigurisë, sot seanca në Apel! Avokatët paraqiten në GJKKO

1698052259_saliberishajamarbermalltezi.jpg

Sot në orën 09:00, mbahet seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e Berishës dhe Malltezit kundër masave të sigurisë të dhëna për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Ndërkohë në GJKKO ka mbërritur avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 21/11/2023 05:10

    pse nuke e merrni me force kete maskara po e perkedhelni ,se di populli kushe eshte ky e cfare ka bere keto 32 vjet turpe

    Përgjigju
  • ceco me bicak: 21/11/2023 03:59

    NE BURG DO SHKOSH O KRIMINEL SI CECUA...atje do te rrjepin te burgosurit,,,

    Përgjigju
  • Ndiq paren thote FBI-ja: 20/11/2023 19:08

    Harron mileti qe ky ka miliarda euro te fshehuna gjithanej edhe normal qe keshtu do bej

    Përgjigju
  • Viçidoli: 20/11/2023 14:55

    Ky krykriminel futi serbo-kriminrlin Faslliç ne mbledhjen e keshillit të sigurisë kombetare dhe ashtu nuk lejoi arrestimin e tij ne aeroport duke thyer urdherin e prokurorise e cila zbatonte dhe nje kerkese te Britanisë së madhe dhe thote pastaj se perse me ka shpallur Anglia nongrata ... ne burg ku mostêr qe te qetesohen shpirterat e te gjalleve dhe të vdekurve që ka shkaterruar ky terrorist dhe demagog psiqik që ashtu si Karaxhiç shkaterroi paikologjine dhe ndjenjat e nje populli të tërë..

    Përgjigju
  • Gazepi: 20/11/2023 12:59

    He pra shtet kurve. Merreni me fakirat dhe lejoni beriahen te talle menderen me ju. Shtet patronazhist

    Përgjigju
  • minushe: 20/11/2023 09:42

    epo ti beje kaq sfide drejtesise ky njeri... nuk shkon te perballet dhe te dale i "pafajshem" jo jam deputet duhet masa keshtu ashtu....thelbi zoteri shko mbro veten ne gjykate ..ky eshte shteti...e kuptoni se si e ka konsideruar shtetin ky njeri.....sic po e sfidon tani vete....vete ka bere cfare ka dashur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?



×

Lajmi i fundit

U plagosën gjatë përplasjes me grabitësit në Suharekë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton 3 efektivët

U plagosën gjatë përplasjes me grabitësit në Suharekë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton 3 efektivët