Afrimi i parë për elitën, Skënderbeu akord me 'gardianin' e Superligës

Afrimi i parë për elitën, Skënderbeu akord me 'gardianin' e Superligës

Edmir Sali

Sezonin e ri Skënderbeu do jetë pjesë e Superligës në futbollin shqiptar. Në Korçë kanë nisur punën për të përgatitur rikthimin në elitë, teksa emri i parë që drejtuesit kanë është ai i Edmir Salit. Portieri ka luajtur dy sezonet e fundit me Kastriotin, teksa pas 31 majit ka dalë futbollist i lirë.

"Gardiani" vlonjat duket se është i pari që ka gjetur akordin me Skënderbeun, teksa duket se do jetë mes shtyllave në Korçë. Largimi i portierit Shkëlzen Ruçi nga bardhekuqtë i hap rrugën afrimit të Salit, që ka spikatur me pritjet këtë sezon.

I dalë nga moshat e Flamurtarit, 25-vjeçari ka luajtur edhe me ekipin e parë të vlonjatëve, teksa ka provuar të mbajë veshur edhe fanellën e Orikut. Prej 2021, Sali la Laçin dhe u bashkua me Kastriotin, aty ku edhe ra në sy për paraqitjet e mira.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët