Agim Doçi i ashpër me skulptorin e 'Skënderbeut' në Prizren: Ndërro ilaçet se nuk je mirë! Heroin kombëtar na e bëri me COVID

Poeti Agim Doçi është shprehur mjaft i indinjuar për shtatoren e Skënderbeut në Prizren duke thënë me ironi dhe dhimbje gjithashtu se përshtypja e parë kur pa atë shtatore kishte menduar se i kishte rënë COVID. Në një intervistë në Report Tv Doçi tha se shtatorja dukej si një person që kishte 5 vite që vuante nga  veremi dhe i kishin dhënë një shkop të mbahej, duke iu referuar shpatës së tij. Doçi tha se ky shëmtim e tallje me heroi kombëtar është mision që i ka rrënjët thellë dhe se nuk ka ndodhur rastësisht.

"Përshtypja e parë thash i paska ra covidi! E dyta ky nuk është heroi ynë kombëtar, por një personi që pas 5 vitesh që ka vujt nga veremi dhe i kanë dhënë një shkop aty me u mbajt, ajo nuk është shpatë është ushtë. Shëmtimi apo tallja me këto lloj monumentesh është mision dhe ky mision i ka rrënjët thellë jo rastësisht. Heroi kombëtar vendoset në qendër të kryeqytetit, ndërsa këtë e kanë vënë në një rotondo atje në Prizren", tha Doçi.

Doçi nuk i kurseu kritikat për Sinan Alija që bëri shtatoren e Skënderbeut  duke thënë se ai nuk është skulptor, ndërsa u shpreh ashpër duke i u drejtuar që të ndërrojë ilaçet dhe të merret me serialet turke në Stamboll.

"Sinan Alija është autori i shtatores. Unë i rekomandoj këtu ndërro ilaçet se nuk je në rregull. Aliaj nuk ka asnjë arsim përkatës. Në libra kemi lexuar se me një të rënme të shpatës, Skënderbeu e ndante osmanin në dysh, pra kishte krahun e fortë, dhe jo atë krah në shtatore. Nuk mund të jetë komandat i forcave shqiptare një njeri i vogël, i shkurtër, thatim dhe veremli, por një burrë me dimensione të mëdha, sidomos krahun me të cilën mbante shpatën e bujshme", tha Doçi.

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u përurua më 29 nëntor, por ndryshe nga sa ishim mësuar, Skënderbeu ishte më i dobët, mjekër më të gjatë dhe pa kalë. Kjo ngjalli debate të shumta dhe kritika pa fund aq sa, kreu i komunës së Prizrenit, Haskuka tha se ka ngritur një komision për të bërë vlerësimin e tij, ndërsa vetë ideatori dhe skulptori nuk heqin dorë dhe mbrojnë punën e tyre.

I.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të rikthehen studentët në auditore dhe t'i jepet fund mësimit online?

Komento

Komente

  • Prishtina: 01/12/2020 22:17

    Z.Alia eshte frizer, m'duket?

    Përgjigju
  • Akrepi: 01/12/2020 20:25

    Zoteri Alia , nuk ka asnje te dhene te mirfillt , profesionale e artistike si skulptor , te cilit mund ti besohet , realizimi i skulptures se heroit te kombit Skenderbeut . Kete e verteton me se miri , vet zoteria , me mos- realizimin e skulptures se vendosur ne Prizren . Alia , eshte ne te drelten e tij , kur mundohet ta mbroje punen qe realizoi --ashtu si e realizoi-- . Mirpo puna e nje artisti e vlereaon populli , nese i pelqen ose jo , sepse per popullin edhe punohet . Pa dashur tju prek sado pak , por e drejta dhe e verteta , duhen thene dhe mbrojt .

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Fotolajm/ E rrallë, zbardhet nga dëbora shkretëtira e Saharasë! Temperaturat zbresin deri në -2 gradë celsius