Agim Hoti nga burgu:Kam tentuar
dy herë të vras Ibrahim Rugovën

Agim Hoti nga burgu:Kam tentuar<br />dy herë të vras Ibrahim Rugovën
Agim Hoti pretendon se është autor i dy tentativave për atentat ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Nga burgu i Dubravës, Hoti thotë se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Për këto pretendime thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve.

Personat e përmendur këto deklarime i quajnë shpifje. Agim Hoti ka kryer tentim atentati ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kështu së paku thotë vetë Hoti.

Derisa po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Hoti thotë se ka vendosur t’i hedhë në shesh të gjitha ato që ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Në bisedë telefonike nga burgu për Express, Hoti pretendon se përveç atentatit që ka kryer në vitin 2007 ndaj Anton Berishës, ai vetë ka kryer edhe dy sulme të tjera, njërin në vitin 2004, e tjetrin një vit më pas. Të dy këto tentim atentate ndaj ish-Presidentit Rugova.

Hoti pretendon se në këto raste nuk ka qenë i vetëm.

Që të dy sulmet ndaj ish-Presidentit, ai thotë se i ka kryer me urdhër të Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Artan Nimanit, profesor në UP si dhe Agron Haradinajtm i cili punon në PTK.

Hoti pretendon se për këto punë, ka marrë 5 mijë euro në janar 2004.

“Unë jam ai i cili e kam gjuajtur bombën më 12 mars të vitit 2004, në oborrin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”.

Por ata të cilët i akuzon ky i burgosur se e kanë paguar për të kryer një veprim të tillë, Hotin e quajnë vetëm një njeri që është i sëmurë mentalisht.

Pavarësisht kësaj, Agim Hoti me bindje të plotë pretendon se këta të dy persona, bashkë me Xhavit Halitin, janë të vetmit që e kanë paguar atë për të dy tentim atentatet ndaj ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

“Unë e kam kryer atentatin e parë në vitin 2004 ndaj Rugovës. E kam gjuajtur bombën në shtëpinë e tij, me urdhrin e atyre që i përmenda”, thotë Hoti.

Më tej, ai deklaron se sulmin tjetër që ka ndodhur një vit më pas ndaj ish-Presidentit e ka kryer vetë, dhe me të njëjtit urdhra nga të njëjtit njerëz.

“E kam ndrequr dinamitin dhe e kam instaluar në një kontejner. Jam ulur në një qebaptore kinse për të ngrënë dhe me teledirigjues është aktivizuar, kur makina e tij ka kaluar andej”.

Madje ai thotë se për të gjitha këto që thotë, ka dëshmi. “I kam të gjitha mjetet elektronike, kapsulat me të cilat është dirigjuar bomba, e të gjitha i kam”, thotë Agim Hoti.

Artan Nimani

“Në parking poshtë hotel Grandit, jam takuar me Artan Nimanin, i cili m’i ka dhënë të hollat për ta blerë topin e dorës. Prej asaj kohe e kam ruajtur Presidentin te varri i dëshmorit Afrim Vitia, rrugës për në ‘Velani’”, thotë ai.

E pas shumë dështimeve dhe presioneve që Hoti thotë të ketë pasur, tregon se e kanë detyruar ta instalojë bombën te ndërtesa e “Sllovenia Sportit” në Prishtinë.

“Një ditë para se Rugova të takohej me Solanën, unë kam shkuar në këtë pjesë të qytetit dhe kam bërë përgatitjet”, pohon Hoti.

“Për krejt këto i kam marrë 5 mijë euro. Jam paguar vetëm për sulmin e parë dhe për sulmin e dytë nuk jam paguar kurrë, pasi më kanë thënë se nuk e kam kryer punën deri në fund”, thotë Hoti, duke shtuar se të gjitha këto që thotë, u qëndron prapa dhe ka vendosur t’i bëjë publike vetëm për një arsye.

“Të gjitha kanë përfituar në kurriz timin. Kanë marrë miliona me thasë që Agron Haradinaj i ka sjellë nga Suedia, derisa unë po kalbem në burg”, thotë ai.

Ai këto pretendime për të cilat thotë se ka fakte, ka vendosur t’ua thotë edhe hetuesve.

Kjo nuk hera e parë që Agim Hoti përmend emrat e Agron Haradinajt e Artan Nimanit se kanë qenë personat kryesorë që kanë porositur vrasje me pagesë.

Madje Artan Nimani në vitin 2007 është paraburgosur për shkak të tentim atentatit ndaj Anton Berishës.

“Unë Agim Hotin e njoh pasi edhe më herët më pati bërë shantazh për atentatin ndaj Anton Berishës. Madje kam qenë edhe i akuzuar atë kohë për shkak të kësaj pune”, sqaron Nimani, në banesën e të cilit, Agim Hoti, në kohën kur ka ndodhur tentim atentati, i kishte fshehur armët. “Policia i pati gjetur ato armë dhe unë kam vuajtur kot dënim 2 muaj e më”, pohon profesor Nimani.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh