Gjyqtarja sëmuret, shtyhet sërish seanca për Agim Kajmakun...Ish-kryebashkiaku i Vorës vijon në arrati

TIRANË- Problemet shëndetësore të gjyqtares Vjollca Spahiu janë bërë shkak që këtë të martë të mos zhvillohet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Prokurori Kolë Hysenaj kërkoi të pranohet kërkesa për kalimin e çështjes në gjykim me akuzën e falsifikimit të formularit të vetdeklarimit si dhe ushtrimin e kompetencave tej afatit të mandatit, ndërsa kjo kërkesë do të shqyrtohet më 18 shkurt.

Nga ana tjetër, policia shprehet se ende nuk është arritur të gjendet Agim Kajmaku pasi ndodhet në arrati dhe sapo të kapet do të sillet para drejtësisë. Avokati Isuf Shehu i pranishëm në seancë kërkoi heqjen e masës së sigurisë arrest me burg dhënë në mungesë.

Pak ditë më parë ishte gjykata administrative e cila pezulloi edhe kompetencat e nënkreytarit të Vorës, Genti Picari i cili u vendos në këtë detyrë nga Kajmaku. E pikërisht vendosja e Picarit nga Kajmaku sipas prokurorisë është kryer në ushtrim të kompetencave tej mandatit çka ka sjellë dhe ngritjen e akuzës ndaj tij.

Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga PD për fshehje të të shkruarës kriminale në Greqi atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara. Ai erdhi në krye të bashkisë Vorës nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit aty ku garoi i vetëm për postin e kryebashkiakut.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/02/2020 10:32

    O kajmak burrat nuk fshihen vrasesi dhe haduti fshihen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit