Agjencia e Shpronësimeve me fond të posaçëm, Balluku: Do të heqë burokracitë! Xhafaj: Uroj mos të përfundojë si Kadastra

Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen Projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private për interes publik" të ndryshuar", që ka për synim ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku para komisionit të ligjeve sqaroi arsyet e ngritjes së kësaj Agjencie por edhe përfitimet. “Kjo Agjenci supozohet të marrë atributet që janë shpërndarë në shumë institucione për të shkurtuar kohë, për të pasur negociata biletarele për tu ulur në tryezë, për të pasur specialistë që njohin fushën e shpronësimeve, dhe cfarë është më e rëndësishme një suport i mirë, i specializuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe të gjithë institucionet e tjera sic janë bashkitë të cilat kryejnë projektet infrastrukturore” sqaroi Balluku.  

Ministrja Balluku tha në komision se pronarët do të shpronësohen me këste nëse vlera e pronës së tyre është tepër e lartë. Ndër të tjera ajo shtoi se fondi që do ti akordohet Agjencisë së Shpronësimeve është në vlerën e mbi 14 milionë euro.

"Po qëndroj fillimisht te buxheti i parashikuar këtë vit, që është 14 milion e 837 mijë lekë, është fond i shkëputur nga ministria e Infrastrukturës. Do të kenë mundësinë që gjatë negociatave ti ofrojnë subjektit të paguhet dhe me këste”, u shpreh Balluku. Agjencia e Shpronësimeve do të jetë në varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës