‘Agjenda 2030’ e miratuar nga OKB/ Shqipëria, pionere e Objektivave të Zhvillimit të Brendshëm, nisma mbështetet dhe nga violinisti i njohur Olen Çezari

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 25 shtator 2015, miratoi Agjendën 2030 e cila përcakton 17 Objektiva për Zhvillim të Qëndrueshëm të cilat kanë synimin kryesor ti japin fund varfërisë, të ndërmerren veprimeve strategjike që përmirësojnë shëndetin, arsimin, zvogëlojnë pabarazinë, nxisin rritjen ekonomike, apo marrjen e masave për ruajtjen e klimës e burimeve ujore dhe jo vetëm.

Kjo nismë është përqafuar edhe nga Shqipëria e cila sot ka edhe një nën-komision. 

“Ka kohë që parlamenti e ka vendosur në fokus zhvillimin e qëndrueshëm. Komisioni ka rol të rëndësishëm në kërkesën e llogarisë. Agjenda Shqipëria, 2030.  Është një agjendë që së bashku me të gjitha nismat e marra nga qeveria që synojnë ruajtjen e ambientit, barazinë gjinore, shuarjen e urisë. Ka një ndërthurje të shumë nismave. Objektivi I qëndrueshëm nis nga vetja. Nën-komisioni ka një vit dhe ne kemi vendosur si parim kryesor ministrinë  e mjedisit sepse mjedisi është parësor për tu ruajtur. Është ministria e Arsimit dhe ministria e shëndetësisë”, tha kryetarja e komisionit të objektivave të qëndrueshme, Anila Denaj.  

“Tirana, zhvillimin e qëndrueshëm e ka përqafuar që në fillim, që kur kemi ndërtuar planin për zhvillimin urban. Gjithë plani i Tiranës, është konceptuar në mënyrë të qëndrueshëm., Zhvillimi nuk është i mençur, ekologjik, nuk ka zhvillim ekonomik nëse nuk është i qëndrueshëm. Tirana është një ndër nga qytetet e para që ka ndërtuar një plan të vetit të qytetit të gjelbërit. Të gjitha objektivat e kombeve të bashkuara janë pak perëndimore. Platforma flet me njerëzit që janë në terren dhe e shohin realitetin. Brenda të njëjtave burime dhe kapacitete ti bëjmë gjërat më të qëndrueshme, të kursejmë energjinë për të arritur rezultat dhe efecientë. Zhvillimi i qëndrueshëm ka qenë në çdo program tonin, se sit ë gjitha sfidat globale na çojnë më afër. Një projekt që ka qëndrueshmëri është i mirë dhe ndihmon në cilësinë e jetës së njerëzve”, tha Anuela Ristani, nënkryetarere e Bashkisë Tiranë.  

Por për t’i fuqizuar dhe dërguar përpara të gjitha këto objektiva, nëpërmjet një grupi ekspertësh, profesionistësh, konsulentësh, akademikësh, agjencisë Network Tribe dhe me mbështetje të ambasadës Suedeze, ka mbërritur në vendin tonë nisma më e re, Objektivat e Zhvillimit të Brendshëm.

Kjo nismë do të vijë nëpërmjet praktikash, trajnimesh, aktivitetesh, fushatave të komunikimeve, strategjive organizative për të gjithë sektorët, privat dhe publik, organizata, shoqëri civile dhe punës me të rinjtë përmes një qendre.

“Shumë nga rezultatet e Zhvillimit të Qëndrueshëm arrihen në pikëtakimin e punëve të organizatave të shoqërisë civile, organizatave komunitare dhe projekteve sociale të menaxhuara nga institucionet publike. Teksa kemi diskutuar më herët për nevoja, kemi artikuluar më së shumti pritshmërinë për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore si hapi i parë drejt transformimeve strukturore dhe ligjore. Prandaj, nisma jonë është mjeti më i mirë për plotësimin e këtyre nevojave”, tha Miriam Shyti, nismëtare e IDG Albania.

“Në ambasadë dhe në jetën time personale ne duam të bëjmë një ndryshim, jo vetëm të flasim, por të ecim me bisedën. Ne e bëjmë këtë duke qenë të pranishëm dhe të qëllimshëm. Duke zbatuar praktika të qëndrueshme në jetën tonë të përditshme. Këtu në rezidencë shërbejmë ushqime që kanë ndikim të ulët mjedisor, ushqime të prodhuara në vend dhe perime nga kopshti që shihni jashtë. Disa pika që duhen theksuar këtu është se Shqipëria ka kaq shumë potencial për sa i përket rimëkëmbjes së gjelbër dhe duke bashkëpunuar së bashku ne mund të krijojmë vullnetin për ta përqafuar atë dhe për të bërë një progres”, tha ambasadorja Suedeze. 

Pjesë e takimit ishte dhe violinisti me famë botërore, Olen Cesari i cili mbështet nismat dhe kauzat e qëndrueshmërisë, kaq të rëndësishme për një të ardhme të sigurtë.
 

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS