Agron Duka arrin marrëveshjen me Bashën, në zgjedhje me listë të përbashkët! Flet për Report Tv: Jo poshtë vendit të 3-të në Durrës

Kreu i PAA Agron Duka arrin marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një listë të përbashkët.

Në një prononcim për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku ai ka konfirmuar se nuk do të jetë poshtë vendit të tretë në renditje për kandidat për deputet në Durrës, ndërsa në qarqet e tjera ai tha se do ketë përfaqësues, por jo në zonat fituese.

Më pas në një lidhje telefonike me studion e Report Tv, Duka tregoi se fillimisht kanë kërkuar 2 vende të sigurta por në fund kanë rënë dakord me Bashën vetëm për 1, duke bërë kështu një sakrificë sipas tij për hir të 7 viteve në koalicion me PD-në. Ndërsa u pyet nëse marrëveshja e tij me PD do sjellë pakënaqësi te përfaqësuesit e tjerë të partisë së tij apo dhe te aletatët e tjerë, ai e mohoi një gjë të tillë. Teksa u ka bërë thirrje partive të djathta të bashkohen, ai shtoi se nëse nga PD ndonjë partie tjetër opozitare do ti jepen më shumë vende, për të thekson se s’do të ketë asnjë problem.

një intervistë të dhënë për Report Tv 5 ditë më parë, Duka e paralajmëroi këtë marrëveshje me Bashën, pasi tha se kishte takuar një grup negociator nga PD-ja dhe u kishte propozuar që të kandidonte në zonën e Durrësit dhe të mos renditej poshtë vendit të 3 në listë.

Ky ka qenë kushti kryesor që Duka kishte vendosur dhe si duket janë dakordësuar. Në takim me përfaqësues të PD-së Duka theksoi se kishin rënë dakord që përgjigjen Basha ta jepte deri të hënën (dje) dhe më pas të merrte një vendim. Sakaq gjatë intervistës kreu i PAA është shprehur optimist duke thënë se do të arrinin një marrëveshje dhe do të shkonte me listë të përbashkët me PD, gjë që u bë realitet. Ndërkaq ai tha se LSI do të kandidojë e vetme.

Nga ana tjetër sot një tjetër aleat historik i Bashës ka bërë lëvizje që tregon për përplasje të forta brenda kampit opozitar. Përmes një aktiviteti me rastin e 30-vjetorit të krijimit, Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun, ka prezantuar 36 kandidatët për deputetët në Qarkun e Tiranës. Një lëvizje e tillë është një “presion” i hapur që i bëhet PD-së, teksa forca më e madhe në opozitë. Nuk dihet nëse ky presion ka ardhur si pasojë e arritjes së marrëveshjes së PD-së me PAA-në.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
Marrëveshja me Bashën, Duka në Report Tv: Kërkuam 2 vende të sigurta por ramë dakord për 1! Nëse PD u jep më shumë partive të tjera, s’ka problem

Kreu i PAA Agron Duka në një intervistë për Report Tv konfirmon marrëveshjen me PD për të hyrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në një listë të përbashkët dhe që ai do të kandidojë në Durrës, në vend të tretë në renditjen e listës së kandidatëve.

Duka tha se fillimisht kanë kërkuar 2 vende të sigurta por në fund kanë rënë dakord me PD-në për 1 vend, duke bërë kështu një sakrificë sipas tij për hir të 7 viteve në koalicion me PD-në.

"Nuk është se jemi të kënaqur në kuptimin që i plotësuam të gjitha kërkesat. Pretendojmë për 2 vende të sigurta ndërkohë që Ramë dakord që të kemi një vend fitues dhe përfaqësues në të gjitha qarqet. Atë që kamë thënë,  kur them  që nuk jam poshtë të 3 të jeni të sigurt se nuk jam poshtë të 3.

Nuk besoj se ka të pakënaqur nga marrëveshja, kam rreth 7 vjet që jam në koalicion me PD dhe kam qenë shumë korrekt dhe ndjej se kam një farë simpatie në rradhët e së djathtës sepse në fund të fundit votat nuk kanë ngjyrë. Me sa shof unë nuk kam armiqësi nga të gjitha palët dhe nga palët e PD, të cilët më respektojnë për konseguencën që kam pasur kohët e fundit.

Edhe pse skam qenë dakord  për djegien e mandateve e bëra, kam qenë korrekt në të gjithë qëllimin e opozitës dhe kjo ka rezultuar në mënyrë pozitive në të gjitha marëdhëniet e së djathtës me mua”, tha Duka.

Ndërsa u pyet nga gazetari nëse marrëveshja e tij me PD do sjellë pakënaqësi te përfaqësuesit e tjerë të partisë së tij apo dhe te aletatët e tjerë, ai e mohoi një gjë të tillë. Teksa u ka bërë thirrje partive të djathta të bashkohen ai shtoi se nëse nga PD ndonjë partie tjetër opozitare do ti jepen më shumë vende të sigurta, për të thekson se s’do të ketë asnjë problem.

“Ne pretendonin që meritonte të paktën 2 vende të sigurta, por ramë dakord jo sepse na u mbush mendja se kështu duhet të jetë por për të qenë korrekt në këtë qëndrim 7 vjeçar mendoj të sakrifikoj në njëfarë mënyre dhe të pranoj një vend të sigurt. Përfaqësues në të gjitha qarqet e shqipërisë.

Unë para se të marr vendimin kam bërë takim me përfaqësues të PAA dhe jam konsultuar me to. Nga ana tjetër nuk di sa pakënaqësi mund të ketë nga anëtarë të tjerë apo aleat të tjerë. Nëse PD uy jep më shumë atyre unë jam i kënaqur, ska asnjë rëndësi.

Nësë gjykohet se maksimalizohet vota duke  i dhënë dikujt më shumë ska asnjë problem. Madje u bëj thirrje partive të djathta të bashkohen,. Sa më shumë vende të marrin partitë e tjera aq më mirë për ne”, tha Duka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali: 13/01/2021 17:54

    Keto jane nje njeri Parti.Njerez matrapaze pa fytyre,bashkohen 5 individe parti qe te quhet kualicioni opozitar

    Përgjigju
  • Ura e Dalanit: 13/01/2021 17:18

    Me MALAVITEN me Duken e krimit fitorja eshte e sigurte po aty ne Lane ku eshte Seli e PD dhe ku derdh jashqitjet gjith Tirana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale