Agron Shehu, apo dëshira për ta kthyer Dajtin si magjia e Zvicrës

Qytetari i mirë Agron Shehu, një njeri idealist dhe i lidhur fort me natyrën e bukur në malin Dajt, ka investuar dhe i ka dhënë jetë një bar restoranti mes pyllit, në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit. Jeta e tij ndahet në dy kohë: para dhe pas vitit ’90 të shekullit të kaluar.

Ish-punonjës i RTSH dikur, ai mori rrugën e emigrimit drejt Italisë me anijen Vlora, arratiset nga stadium i Barit dhe shkon më pas në Zvicër, ku punon dhe mirëmban në fermën e një familjeje zvicerane 25 lopë. Kthehet pas një viti në Shqipëri si pastor dhe merr pjesë në punët bamirëse të qendrës Shalom në Tiranë, duke ushqyer qindra fëmijë të braktisur dhe të familjeve në nevojë.

Në vitin 2015 pas një eksperience të gjatë pune, i ngjitet Dajtit dhe investon me kursimet e viteve për ndërtimin e bar restorantit dhe të 6 vilave të ndërtuara me dru finlandez. Një natë në Dajti Paradise, në bujtinat e ngrohta, është si një natë më e bukur se në Alpet e Zvicrës, thotë Agroni. Ndiqni historinë e tij në intervistën e Agim Pipës...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik