Ahmetaj inspekton punimet në Thumanë: Po ecin me shpejtësi, deri në shtator gati 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale

Ahmetaj inspekton punimet në Thumanë: Po ecin me shpejtësi, deri në shtator gati 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale

Ministri i Ndërtimit, Arben Ahmetaj në Thumanë

Ministri i Ndërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot Thumanën nga ku ka inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e zonave të dëmtuara rëndë nga tërmeti që “goditi” vendin 2 vjet më parë.

Ministri theksoi se në total janë 278 apartamente, në 14 pallate dhe 155 banesa individuale. Ai shtoi se për shkak se punimet kanë ecur me shpejtësi, deri në shtator-tetor ato do të jenë gati për t’u banuar nga qytetarët e prekur nga tërmeti.

“Jemi në sitin e madh të rikrijimit të Thumnës janë 278 apartamente, në 14 pallate. Punimet kanë ecur me shumë shpejtësi dhe besoj se deri në shtator ne këtu do të kemi përfunduar me pallatet.”, tha ministri.

Gjatë takimit të tij në Thumanë, Ahmetaj ka vizituar edhe një ndër 167  shkollat që po ndërtohen aktualisht në vend.

“Këtu jemi në shkollën Ramazan Jangozi në Thumanë, ka 4-5 ditë qe ka mbaruar shkolla dhe në shtator, tetor do të jetë gati të presë nxënësit e shkollës, është një ndër 167 shkollat që po ndërtojmë me burime të buxhetit të shtetit dhe donatorët.”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Thumana në Durrës, ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti fatal i cili tronditi vendin tonë, 2 vite më parë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës