Ahmetaj: Javën e ardhshme nis ndërtimi i të gjitha shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti (VIDEO)

VORË- Javën e ardhshme do të nisë ndërtimi i shtëpive individuale në të gjithë vendin të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj nga Vora ku ishte për inspektimin e punimeve për ndërtimin e një shkolle. “Do të vazhdojmë ta bëjmë së bashku në të gjithë zonën e dëmtuar këtë tur për qytetarët, qoftë me shkollat, qoftë me shtëpitë individuale që ndërtimi fillon që javën që vjen, qoftë me infrastrukturën, qoftë me banesat kolektive”, shprehet Ahmetaj.

Ndalesa e radhës së Ahmetaj, kësaj here i pa shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ka qenë në shkollën 9-vjeçare Ahmetaj në Vorë, e cila është një nga 140 shkollat që do i nënshtrohen projektit të rindërtimit. Projekti me vlerë 145 milionë lekë të reja, financuar nga qeveria shqiptare, parashikon ndërtimin e një objekti të ri me 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 8 klasa të përgjithshme për mësim dhe 3 laboratorë, si dhe ambientet e tjera ndihmëse, që do të bëhen gati deri në fund të vitit për të mirëpritur 216 nxënës. Ahmetaj është shprehur se është menduar edhe për nxënësit me aftësi ndryshe, ku shkollat do të jenë me ashensor.

“Projektet kanë menduar edhe për nxënësit me aftësi ndryshe. Të gjitha shkollat që po rindërtojmë kanë ashensor, për ta lehtësuar jetën e tyre”, tha Ahmetaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit