'Sot PS-ja nisi fushatën për mandatin e katërt, jemi parti e qytetarëve', Ahmetaj gjatë takimit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në Vlorë

'Sot PS-ja nisi fushatën për mandatin e katërt, jemi parti e qytetarëve', Ahmetaj gjatë takimit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në Vlorë

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij nga takimi i zhvilluar ditën e sotme në Vlorë për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve, njoftoi se që nga sot Partia Socialiste ka nisur fushatën për mandatin e katërt qeverisës.

Zëvendëskryeministri Ahmetaj ka folur për politikat e taksimit të ndjekura nga qeveria, ku sipas premtimit të kryeministrit, me taksën progresive kush paguhet më pak taksohet më pak. Ai shtoi se 1 miliard dollarë janë rialokuar nga buxheti i shtetit në xhepat e shqiptarëve.

“Është fantastike që kemi kaq shumë djem e vajza që kanë bërë një hap para për të marrë përgjegjësinë drejtimin e PS në Vlorë. Ky është takimi i fundit në qarkun e Vlorës pasi kemi prekur të gjitha bashkitë, jo pa qëllim ju lamë ta fundit, për të mbyllur turin këtu me këtë numër rekord kandidatësh që tregon që brenda PS në Vlorë ka vajza e djem me dëshirë e përgjegjësi për të drejtuar fushatat. PS sot ka nisur fushatën për mandatin e katërt. Sigurisht njëri nga të 20 kandidatët do të fitojë, por kemi 20 djem e vajza që janë gati të marrin në shpatulla përgjegjësi para qytetarëve elektoratit premtimit të partisë. Është momenti i mirë për të reflektuar për të parë çka bërë PS-ja këto vite që ka pasur përgjegjësinë e vazhdon ta ketë të drejtimit të punëve të Shqipërisë se çfarë ka bërë Kryeministri dhe kryetari i partisë në këto vite që ka pasur përgjegjësinë për të qenë shërbëtori i parë i qytetarëve. Rama tha kemi një gropë para e një shkëmb pas. Një nga hapat e para ka qenë taksa progresive, jemi parti e qytetarëve dhe e vetmja që ndryshon Shqipërinë që përballet me sfidat dhe për asnjë moment nuk e humb mendjen e vëmendjen nga qytetari i zakonshëm.

Kryeministri tha atëherë kush paguhet më pak do të paguajë taksa më pak. E çfarë ndodhi? Nuk duhet ti harrojmë. Që atë ditë e deri sot janë rialokuar nëpërmjet këtij instrumenti fiskal dhe social 1 miliard dollarë nga buxheti i shtetit në xhepat e shqiptarëve, të gjitha kanë shkuar për shkolla më të mira, një jetë më të mirë, për kurim ku duhej. janë gjysma e më shumë e të punësuarve që paguajnë zero taksa. Pyes kudo më gjeni një sistem fiskal social si ky i PS për qytetarët e zakonshëm. Nuk duhet të harrojmë se kjo vjen kur përballemi me qytetarin në përditshmëri jo vetëm në zgjedhje. Shumëkush nga ju pyet çdo t’i themi qytetarëve? Ç’kemi bërë për ta? Mbi atë çfarë kemi bërë ndërtojmë besimin për atë që premtojmë për të vijuar punën”, tha Ahmetaj.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxx: 26/06/2022 09:23

    Aman ,ju lutem ,mos zgjidhni me ne Vlore njerez qe nuk e meritojne!Vemje qe perfitojne nga Partia.Cfare beri per Vloren Vilma?Po drejtuesit skandaloze te arsimit dhe shendetesise?Zot na ruaj!Nuk e keni me voten e njerezve te thjeshte nese zgjidhni te tille

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë