'Ai më dëboi nga shtëpia', mjeku i Maradonës i përlotur: E desha shumë Diegon, vdekja nuk ishte rezultat i një mjekimi të gabuar

'Ai më dëboi nga shtëpia', mjeku i Maradonës i përlotur: E desha shumë Diegon, vdekja nuk ishte rezultat i një mjekimi të gabuar

Leopold Luque, mjeku kryesor i ekipit mjekësor të Maradonës, është nën hetim për dhënie të mjekimit të gabuar që çoi në vdekjen e legjendës së futbollit. Policia bëri kontrolle një ditë më parë në banesën dhe klinikën e tij për të gjetur prova në lidhje me akuzat.

Pas nisjes së hetimit, mjeku Luque thirri gazetarët argjentinas në shtëpinë e tij, të cilëve iu përgjigj pyetjeve për 40 minuta duke thënë se nuk ka ansjë mjekim të gabuar dhe se ai e donte shumë Diegon. 

“Nuk është asnjë gabim mjekësor. Gjithçka që mund të bëhej u bë. Unë nuk kam asgjë për t’u ankuar. Unë e doja Diegon dhe bëra gjithçka që ai të bëhej më mire. Vetëm unë qëndrova me të. Unë nuk jam përgjegjës për atë që ndodhi, jam krenar për gjithçka bëra për Diegon dhe familjen e tij. Ai më dëboi nga shtëpia të enjten dhe më ofendoi. Kur u sëmur ai i trajtoi të gjithë ashtu. As ai nuk donte të fliste me vajzat e tij. Kur më shtyu, nuk doja të largohesha, i thashë që nuk do të largohesha derisa të ngrihej nga shtrati dhe pastaj mund të largohesha. Vdekja e tij nuk ishte rezultat i një gabimi mjekësor. Një sulm në zemër është diçka që mund t’i kishte ndodhur një pacienti të tillë, është plotësisht normale që dikush që ka një histori mjekësore si Diego të kishte vdekur ashtu”, tha Luque.

Mjeku Luque shprehet se ai e ndihmoi Diegon i cili kohët e fundit ishte i trishtuar, ndërsa nuk e la për asnjë moment alkoolin.

 "Unë u përpoqa të isha një mik i mirë dhe të isha gjithmonë në shërbim të tij. Dhe ai ishte shumë i fortë, nuk mund t’i impononit asgjë, ai ishte jashtëzakonisht kokëfortë. Ai duhet të kishte shkuar drejt lënies së alkoolit por nuk donte. Ne duhej të ekuilibronim midis pilulave që po merrte dhe alkoolit që po pinte. Ai bënte çfarë të donte, ndërsa ne nuk mund të bënin asgjë”, tha Luque.

Hetimi filloi pasi vajzat e Maradonës dyshoi në ilaçet e destinuara për babanë e saj. Avokati i Maradonës kërkoi masa urgjente për të përcaktuar nëse mjekët bënë gjithçka që mundeshin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Biznesmenit Ago Gjolaj i sekuestrohet biznesi në Koplik, Report Tv sjell pamjet

Biznesmenit Ago Gjolaj i sekuestrohet biznesi në Koplik, Report Tv sjell pamjet