'Lasgushi' çon në shtëpi të huajt e mbetur në Shqipëri! SHBA-BE dhe Britania: Tjetër shembull solidariteti, faleminderit qeverisë dhe 'Air Albania'

'Lasgushi' çon në shtëpi të huajt e mbetur në Shqipëri! SHBA-BE dhe Britania: Tjetër shembull solidariteti, faleminderit qeverisë dhe 'Air Albania'

Avioni që ka riatdhesuar shqiptarët dhe rikthyer në vendet e tyre të huajt

TIRANË - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë falënderuar qeverinë shqiptare për operacionet humanitare për riatdhesimin e shtetasve që kishin mbetur në vendin tonë.  Me "Air Albania", njëjtë si edhe shqiptarët pa pagesë, ata janë rikthyer në shtëpitë e tyre.

Kryediplomatja amerikane Yuri Kim tha se gjatë dy ditëve të fundit janë ndihmuar të kthehen në atdhe 64 qytetarë amerikanë, teksa falënderon për këtë kryeministrin Edi Rama dhe "Air Albania" që mundësoi fluturimin e tyre.

"Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!", shprehet ambasadorja.

Ndërkohë mga operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve, kanë përfituar edhe 70 qytetarë të Bashkimit Europian që kishin mbetur të bllokuar në Shqipëri për shkak të koronavirusit.  Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca për të cilin Shqipëria tregoi sërish që është një shembull solidariteti në kohë nevoje.

"Faleminderit qeverisë shqiptare për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 shtetasve të vendeve anëtar të BE-së të bllokuar në Shqipëri nga shpërthimi i koronavirusi. Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret në kohë nevoje", shkruan Soreca. 

Një vendim i tillë është vlerësuar maksimalisht edhe nga ambasadori britanik në vendin tonë Duncan Norman.

"Falënderime të shumta qeverisë shqiptare dhe "Air Albania" për fluturimin e 105 pasagjerëve këtë mëngjes për në Britaninë e Madhe, përfshirë 67 qytetarë britanik të cilët donin të shkonin në shtëpi. Një shembull brilant i bashkëpunimit mes dy vendeve", shkruan Duncan Norman.

Shqipëria u tregua solidare me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, një gjest i vlerësuar maksimalisht nga italianët, por edhe më gjerë, teksa sot, SHBA-BE dhe Britania e Madhe vlerësojnë shembullin tjetër të solidaritetit me dërgimin në shtëpi të shtetasve të tyre.

Po ashtu "Lasgushi" ka rikthyer në Shqipëri mbi 1000 shqiptarë që nuk kishin mundur të ktheheshin në vend për shkak mbylljes së kufijve nga koronavirusi. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 01/04/2020 19:42

    Lajme te tilla te bejn gjitjmon te ndjehesh Krenar qe je Shqiptar(jo se kemi pas nai her komplekse). Por na paten ca tarrapiun gazetat veyem me lajme negative, Azilantesh dhe Trafikantesh. A thua sikur bota ska Azilant e Trafikant me shum e me te medhenj se ne? Te pakten ne jemi paqsor si do te jet situata.

    Përgjigju
  • a k: 01/04/2020 12:23

    faleminderit ndihemi krenar

    Përgjigju
  • Reni Bega: 01/04/2020 12:12

    Edi.do mbaesh mend gjate per keto qe po ben.edhe 3 mandate i sigurove

    Përgjigju
  • Cami: 01/04/2020 11:51

    Edi Rama je mbret. Do te kthejm monarkin dhe do te vem mbret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman