Ajazi: Meta 'themelon' opozitën e re në Presidencë

Ajazi: Meta 'themelon' opozitën e re në Presidencë

Ilir Meta

Në Presidencë ka plasur gallata, pasi prej andej çdo ditë po dalin barcaleta që lidhen me Ilirin, kreun e shtetit, që ka vendosur ti shpallë luftë të hapur gjithë botës, veç partiçkave që e quajnë vehten “opozita e këtij vendi”. Ashtu siç ishte paralajmëruar, kreu aktual i shtetit ka thirrur dhe ka pritur në bunkerin e tij “anti-imperialist” kryetarët e partiçkave që askush nuk e di, përse quhen parti në një vend, ku 1 milion e kusur shqiptarë votojnë përjetësisht për të majtën.

Thirri Meta në bunker të “djathtët” e dalë në pension politik prej vitesh, thirri ai edhe Lulzim Bashën, kryetarin e demokratëve të mbetur, për tu konsultuar dhe sqaruar mbi “gjendjen e rënduar në Shqipëri”. Realisht ai në Presidencë “themeloi” opozitën e re në fakt. Dhe në Presidencë nuk ndalet gallata, nuk ndalet tallja me institucionet e shtetit, nuk ndalet nëpërkëmbja e ligjit dhe Kushtetutës, nga një njeri i vetëm, që po e luan keq rolin e “viktimës dhe të heroit”.

Po e luan keq rolin e “mbrojtësit” të interesave të vendit, kur pikërisht në momentet delikate guxoi dhe ç’dekretoi datën e zgjedhjeve sepse kështu donte Doktori dhe Lulzimi. Po luan keq me rolin e “heroit dhe komandantit suprem” kur e di fare mirë se po luan në fakt me partnerët tanë stradegjikë SHBA dhe BE. Po e luan keq rolin që i ka imponuar Doktori dhe situata më e fundit e kthyer në boomerang , duke luajtur me fatin e reformës në drejtësi, duke penguar me dashje ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithkush e kupton se përse kreu i shtetit e ka frikë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, i trembet ngritjes së SPAK, dhe gjithkush e kupton se përse ai, i ka shpallur luftë frontale SHBA, BE dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë. Deklarimet më të fundit të kreut të shtetit mbi “supermacinë e tij mbi faktorin ndërkombëtar” të kujtojnë fjalimet e Enver Hoxhës kur fliste mbi “imperializmin dhe revolucionin” apo “ne jemi shkëmb graniti, nuk pyesim për SHBA dhe BRSS”.

Futja në bunker e kreut të shtetit dhe vetizolimi edhe pas afro 30 vjet demokraci në Shqipëri, tregon jo vetëm papjekuri poltike, por edhe denigrim të figurës dhe rolit të presidentit në Shqipëri. Duke mbledhur kryetarët e partiçkave si dikur “mbledhja e 81 partive” kreu i shtetit harron se, zgjidhja e çdo problemi, ngërçi apo dhe krize politike në Shqipëri, nuk do të vijë kurrë përmes imponimeve dhe pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe politike, Partisë Socialiste.

Kjo, jo për faktin sepse ajo është zgjedhur nga shumica e shqiptarëve për të qeverisur vendin, por edhe sepse rruga e dialogut dhe zgjidhjes institucionale, nuk vjen përmes tryezave që bien era qebaptore, por përmes përballjes logjike, faktike dhe ligjore. Duke dëgjuar “rezultatin” e takimit të kreut të shtetit me partiçkat, ku është dakortësuar për “zgjedhje të parakohshme”, bindesh sa qesharake ka qenë ftesa për gjoja zgjidhjen e “ngërçit” pas muhabeteve rreth “vatrës” në bunkerin e Metës. Takimi i Metës me partiçkat ishte në fakt as më shumë dhe as më pak, themelimi i një opozite të re, të drejtuar nga ai këtek e tutje , me bekimin e Doktorit natyrisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier