Ajazi: Meta thërret në ndihmë 'ushtarët' e revolucionit

Ajazi: Meta thërret në ndihmë 'ushtarët' e revolucionit

Presidenti i vendit (ende në detyrë) ka vendosur të lëshojë kushtrimin, ka vendosur të shpërndajë qarkore, drejt Sali Berishës, Lulzim Bashës, Nard Ndokës, Shpëtim Idrizit, Agron Dukës, Dash Shehut, dhe ndoshta edhe ndaj Vangjel Dules.

Por ky i fundit nuk besoj se do ti bindet si “ushtar” i bindur i revolucionit, ndaj e ka lënë si rezervë. Meta nuk ka harruar të thërrasë në ndihmë edhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, të cilës i lutet “ta takojë brënda datës 20 nëntor, ndryshe do të jetë vonë”.

O Zot, shikoni dhe dëgjoni ku është katandisur kreu i shtetit, shikoni dhe dëgjoni skenat teatrale dhe estradën e një njeriu që ka kohë që pengon institucionet dhe zbatimin e ligjit, që ka ditë që bën thirrje për “revolucion, për të rrëmbyer edhe armët e rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin”.

Një katandisje e turpshme e njeriut, që u zgjodh nga Parlamenti i Shqipërisë me bindjen se “do të ishte rregullatori” dhe jo guerrilasi dhe shkelësi ligjeve të vendit. Ilir Meta ndodhet sot në udhëkryqin më të rëndësishëm për vehten e tij, ku rrezikon jo vetëm mbylljen me turp të karrierës së tij politike (pasi profesionale nuk ka) por rrezikon seriozisht të përballet me ligjin e shkelur.

Duke i shpallur luftë të hapur faktorit ndërkombëtar, duke shpërfillur SHBA dhe BE, duke përdorur gjuhën e urrejtjes, ndaj kujdo që i kundërvihet dhe prek interesat e tij, duke u betuar se “gjithçka do të bëhet siç them unë, dhe jo sipas ligjit”, Meta harron se koha e diktatorëve ka perënduar.

Duke i shpallur luftë çdo organi të drejtësisë në Shqipëri, duke dashur të fshihet dhe abuzojë mbi skutat klanore të dikurshme dhe të prishura tashmë nga forca e Vetting-ut, Meta ka harruar se qeveria legjitime dhe kryeministri Rama nuk mund të “bjerë” as me Nard Ndokën dhe Shpëtim Idrizin dhe as me Doktor Berishën dhe Lulzim Bashën. Ajo ka qenë dhe mbetet opozita e vjetëruar, opozita e shteruar, e mbetur pa militantët e saj dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Presidenti i vendit tim, u hodh në krahët e Lulzimit të Doktorit, me të cilin ka ndarë shumë “halle dhe shqetësime” por kurrë nuk ka mbështetur rrugëtimin e vendit drejt BE, por kurrë nuk ka mbështetur organet dhe institucionet ligjzbatuese.

Duke qenë dhe duke mbështetur edhe në momente delikate grupimet e zjarrvënësve dhe paramilitarëve të SHQUP-it, që hidhinin molotovë duke djegur Tiranën, Ilir Meta harroi detyrën dhe misionin e tij.

Letra e Metës dhe ftesa e tij ndaj atyre që po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen e vendit prej 6 vitesh, duke sajuar “kriza politike”, letra e tij ndaj atyre që kanë humbur gjithçka që u duhet në politikë, letra e tij ndaj atyre, që kurrë nuk i kanë dhënë këtij vendi por vetëm i kanë zhvatur, tregon se ai është një nga ata.

Letra e Metës dhe “alarmi” që ai ngre duke u shprehur se “ejani në takim se pas datës 20 do të jetë vonë” tregon panikun që e ka pushtuar, tregon kapitullimin e kreut të shtetit përballë të vërtetave dhe zgjidhjes ligjore, tregon se ai ka gabuar gjithmonë me dashje dhe jo “aksidentalisht”.

Të ftosh ish-opozitën e vjetër në ndihmë, është njëlloj sikur të kërkosh ndihmë nga i mbyturi, të kërkosh të bësh revolucion me 4-5 kryetarët e partive të ish-opozitës dhe tu besosh atyre “rrëmbimin e armëve” është tragjikomike për rolin dhe fatin e një kreu shteti. Shqipëria nuk e meriton këtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mos: 19/11/2019 09:20

    A NJIHNI ZOT DHE JU QE PRISHET KISHA E XHAMIA PER VITE ME RADH DHE QE BENI SHKRIME PER TE PA FE TE PA DIN DHE TE PA IMAM

    Përgjigju
  • Asim: 18/11/2019 03:47

    Bravo ajazi,,,shkrim perfekt....

    Përgjigju
  • edi: 18/11/2019 02:07

    Nga frika e presidentit te nderuar Po na shpeton Shurra ne Breke ,Ule zerin shoku yne president ,Mos harro se Partia te ka dhene vendin se pari si Kumandar , dhe pastaj si Kollovar ,dhe se treti si Pushtetar ,e se katerti si Magjar , or Gomar. Hey trimi Mic Sokoli or Vojo Kushi ,Bej tutje se na dhjeve ne Breke

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/11/2019 23:21

    Me ushtare si Nard Noka & CO ja vlen revolucioni per madam Monuk e kokelope Skrapari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali