Ajazi: Përse gjyqi ndaj Salianjit e Babales, nuk është politik

Ajazi: Përse gjyqi ndaj Salianjit e Babales, nuk është politik

Ende pa u tharë boja e pretencës së prokurorit mbi çështjen “Babale” nga ku është kërkuar nga organi akuzës burg për ish-deputetin e PD Salianji, duket se i pari që doli dhe bëri “namin” ishte pikërisht Lulzim Basha. Duke ndjekur si gjithmonë “pas a pas” traditën e ish-shefit të tij në parti, Lulzim Basha nxitoi ta quante procesin ndaj sejmenit Salianji “një gjyq politik, burgosje politike” duke dashur të bëjë hero njeriun e Babales.

Në një prononcim të tij në rrjetet sociale Lulzim Basha ka deklaruar se “askush nuk do të arrijë ti mbyllë gojën Ervinit, si përfaqësues politik i Partisë Demokratike”.

Edhe kësaj here Lulzimi ka lënë pas problemin më madhor të politikës, fatkeqësinë që shqiptarëve i ka ardhur nga tërmeti i tmerrshëm i 26 Nëntorit, dhe po merret me “heroin” e montazheve dhe sekserin e Babales. Duke dashur ti japë ngjyrime politike një procesi krejt normal ndaj një grupi njerëzish që përhapën zëra mashtrimesh, duke tundur disqe dhe megafone, dhe duke uluritur se “kemi regjistruar vëllain e ministrit, se ne kemi regjistruar politikanë të shumicës” në fakt gjithçka u kthye në boomerang.

U kthye në qesharake, gjithçka kishin ujdisur dhe kishin skenuar në bodrumet e SHQUP-it, duke dashur të nxjerrin nga persona ordinerë përfitime politike. Procesi ndaj Salianjit dhe babaleve të tij, kurrë nuk ka qenë, dhe nuk do të jetë politik, derisa prokuroria dhe gjykata të pretendojë se gjithçka ishte një vepër e pastër penale, një mashtrim i trashë, ku në lojë ishin “premtime për mijëra euro”.

Synimi, të dëmtonin qeverisjen Rama, të godisnin me babalet e Vlorës ministra dhe deputetë, dhe pastaj të “merrnin pushtetin”. Llogari të tilla vetëm në politikën e sotme nuk bëhen, veçse nga amatorë lagjesh, që kanë ardhur aksidentalisht në PD. Por në lojën e tij me Salianjin , kryetari i ish-opozitës Lulzim Basha, po këerkon të implikojë edhe organin e akuzës.

Gjithmonë kur Prokuroria gjen fajtorin “është e blerë”, gjithmonë kur gjykata dënon fajtorin “është e kapur nga Rama”. Hajde merre vesh të kam rixha, cilin Bashë të besojmë, atë që lëvdon organet e drejtësisë kur “uji shkon në mullirin e tij”, apo Bashën tjetër kur nxiton dhe akuzon cilindo kur i preket Ervini, Gazmendi, apo dhe dikush tjetër, të cilët i keqpërdor gjithmonë.

Por kësaj here ndryshon puna dhe problemi, pasi varet “fati” i Ervinit të partisë, i atij që Lulzimi i ka ngarkuar mbi supe përfaqësimin politik të PD edhe në kohën e qametit. Ish-opozita e vjetër ka mbetur ajo e 25 viteve më parë, ka mbetur në ullukun politik të ish-shefit të saj, dhe po ecën bindshëm drejt rrënimit nga kryetari aktual Lulzim Basha.

Natyrisht Lulzimi do ta mbajë edhe ca kohë Ervinin, deri në momentin kur ai të jetë shtrydhur plotësisht si limoni, dhe pastaj do ta përjashtojë nga “rradhët e partisë”, si njeri i dyshimtë. Kjo ka ndodhur në atë parti për afro 30 vjet, dhe kjo po ndodh edhe sot. Nuk kishte rast, kur Doktori të mos i dilnte në “mbrojtje” atyre që akuzonte dhe arrestonte Prokuroria, duke etiketuar “politike” gjithçka dhe pa asnjë arsye.

Por ta quash gjyqin ndaj Salianjit politik, apo dhe burgosjen e tij “politike ndaj opozitës”, është më shumë se qesharake dhe mosbesuese. Nuk mund të fitosh pikë dhe kredo elektorale, kur mbron një fallcifikator, nuk mund të fitosh terren politik kur mbron një mashtrues, dhe nuk mund të quhesh lider, kur akuzon organet e drejtësisë. Procesi ndaj Ervinit, është thjesht proces normal, kurse kërkesa për dënimin e tij dhe Babales, është thjesht detyrim ligjor i organeve të drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 11/12/2019 18:53

    Zoti Artur kur do merresh me kriminelo& hajdutin Lulzim per dosjet e hajduterise qe prokuroria e mbetur e Sali krimit siç duket po e nxjerr pa u lagur si ne rastin e rruges se kombit,ndiqe dhe demaskoi ato kriminela prokuror & gjygjtare qe po ia mbydhin dosjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë