Ajazi: Biografët e PD, si letërshkruesit anonimë

Ajazi: Biografët e PD, si letërshkruesit anonimë

Sekretar Gazi, ka nxjerrë nga “dheu” një tjetër biografi të “njollosur”, kësaj rradhe të një kryetari bashkie, (bashki e cila deri para 1 viti ishte nën urdhërat e partisë) që e ka mundur partinë e tij thellë në zgjedhjet e fundit vendore. Ai ka nxjerrë nga dhomat e montazhit të SHQUP-it, një shkresë, e hartuar babalshe, e cila i kujton kryetarit të bashkisë së Mallakastrës “25 shkurtin e vitit 2000”.

Madje Gazi, e pyet nga frëngjia e partisë zotin Qerim Ismailaj se “e mban mënd çfarë ke bërë dhe ku ishe në 25 shkurt 2000, mos ke qenë në Greqi apo gjetkë”.

Shkurt, Gazi i Lulzimit është kthyer dhe emëruar “biografi partisë” dhe me urdhër të kryetarit po merr në analizë, një e nga një, gjithë kryetarët e bashkive, paçka se PD nuk mori pjesë në zgjedhje, paçka se nga partia u kanë ikur jo pak, por mbi 250 mijë vota për shkak të denigrimit të strukturave, paçka se partia nga 2013 deri sot nuk po e gjen rrugën e duhur për tu ringritur dhe rigjallëruar politikisht.

Rëndësi ka që biograf Gazi, të gërrmojë thellë mbi jetën e “armiqve” të partisë, si dikur bënte Kadri Hazbiu në PPSH, që me urdhër të udhëheqësit nuk lindte “armik” pa i bërë biografinë nga lindja deri në vdekje.

Kështu po vepron edhe biografi PD, madje thonë se Gazi ka gati edhe nja 30 apo 40 biografi të tjera për demokratët e pabindur, të cilat do ti publikojë kur të vijë momenti, kur kryetari të vendosë të nisë spastrimet. Në listat e biografit janë edhe disa prej ish-deputetëve, që sipas Gazit “nuk kanë qenë në lartësinë e duhur të luftës ndaj qeverisë Rama”.

Por biografi PD, sekretar Gazi nuk ndalet sidomos në gërmimet e gjetjen e “fakteve” kryesisht për “hasmin” politik, dhe ka paralajmëruar se “shumë shpejt do të publikojë dosje të reja për një kryetar bashkie në Veri, pastaj në Jug, pastaj në ….”.

Ish-opozitaristët e dikurshëm, kanë vendosur ti shtyjnë muajt dhe vitet duke bërë dhe shkruar biografi, duke stisur dosje me fakte që sipas tyre “janë konkrete sepse vijnë nga shtete ku kanë jetuar përkohosisht të denoncuarit”.

Duke u bërë qesharakë në media dhe sytë e shqiptarëve, jo vetëm për shpikjen e ngjarjeve të tilla por edhe për sulmet ndaj strukturave të reja të drejtësisë, biografët e PD duket sikur janë në të njëjtën gjatësi vale me kreun e shtetit Meta.

Fronti i së keqes, fronti i atyre që sot duhej të ishin përprahësit dhe jo sulmuesit e organeve të drejtësisë, fronti i atyre që po tallen dhe abuzojnë me hallet e shqiptarëve, i është kthyer politikës së rrugës, duke mbajtur shpresë jo tek bashkëpunimi institucional dhe dialogu por tek alternativa e dështimit dhe shpifjeve ndaj kujdo.

Biografët e PD, janë kthyer në letërshkrues anonimë, duke u kujtuar shqiptarët shijen e keqe të një kohe jo shumë të largët, kur në kranye të “punëve” të tilla edhe asokohe ishin pikërtisht sunduesit e sotëm dhe të përjetshëm të Partisë Demokratike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet