Akademia e Shkencave promovoi dy fjalorë për gjuhën shqipe. Kreu i këtij institucioni Skënder Gjinushi i cilëson këto vepra të rëndësishme për korpusin e fjalorëve të gjuhës shqipe.
“Për këtë fjalor është punuar më shumë se dhjetë vite. Është i pari fjalor që do të shërbejë si ndihmë për brezat rinj, duke përfshirë të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur. Ndërsa, Fjalori i Aleksandër Xhuvani u bë i mundur që të botohet pas një pritje të gjatë”, thotë kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
Akademiku Jani Thomai thekson se fjalori i hartuar prej tij në bashkëpunim me gjuhëtarët e tjerë është i rëndësishëm veçanërisht për nxënësit
“Ky fjalor ka një orientim për nxënësit e shkollave të mesme edhe vitet para universitare”, shprehet Thomai.
Ndërsa, akademiku Valter Memisha flet për rëndësinë e botimit të plotë të Fjalorit të Aleksandër Xhuvanit
“Vepra u bë plotësua tërësisht nga e para. Çdo gjë që na ka lënë trashëgim profesor Xhuvani ka gjet veten te kjo vepër”, shprehet Memisha.
Thomai edhe Memisha flasin dhe për punën që po bëhet për hartimin Fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe
“Fjalori i madh do të përfshijë rreth 35 veta, edhe do të përfshijë të gjithë fjalorët që janë bërë për gjuhën shqipe. Shqipja ka në përdorim fjalorë të tipit të mesëm, por shqipja kërkon një fjalor të madh për nevojat e komunikimit. Shkrimtari, gazetari edhe politikani duan një fjalor të tillë, ku të gjejnë kuptimin e madh të fjalëve. Pasi shqipja është shumë e hapur ndaj fjalëve të tjera”, tha Memisha.
“Do të përfshijë shumë institucione, edhe do të jetë edhe një fjalor mbarëkombëtar, për lëndën që pasqyron”, thotë Thomai, i cili është përzgjedhur që të jetë kryeredaktori i Fjalorit të Madh të Shqipes.
Fjalori i Madh i gjuhës Shqipe mendohet që në dhjetor të vitit 2023 do të jetë në qarkullim. Ndërsa, në vitin 2024 do të nis puna për Fjalorin thesar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.3%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2327
Lajme të tjera
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Tri përballjet e Berishës me drejtësinë - Si i shpëtoi arrestimit në ’98-n dhe tri orët e izolimit në policinë e Tiranës në vitin 2000
6 Prill, 19:26
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31
-
Dokumenti/ Si do të zgjidhen drejtorët e Qendrave dhe Instituteve Kërkimorë. Kryesia e Akademisë së Shkencave ‘fiton’ pushtet mbi ta, Krasniqi: Ja pse votimi i Asamblesë çedon!
5 Janar, 16:46
-
VENDIMI/ Dorëheqjet, padia dhe kontestimet e Senatit të "Albanologjisë" 'në vesh të shurdhët', njësitë kërkimore 'riorganizohen' në Akademi të Shkencave
29 Dhjetor 2023, 20:58
-
‘Nisi në terrin e burgut’, ish-kryeministri i Kosovës dhe libri i tij i jetës! Kosumi: Për mua politika ishte ideal, sot mbizotëron diskursi i kundërshtimit!
30 Nëntor 2023, 16:35
-
Gjinushi pas rizgjedhjes në krye të Akademisë së Shkencave: S’e vlerësojnë dot procesin ca deputetë parazitë të opozitës! I vetëm në garë? E drejta ime
24 Tetor 2023, 14:26