Akademia e Shkencave zgjerohet me 12 anëtarë të rinj

Nga sot Akademia e Shkencave është zgjeruar me 12 anëtarë të rinj. Zgjedhjet u realizuan me votim të drejtpërdrejtë në sallën “Aleks Buda”, por edhe online, për shkak të pandemisë COVID 19. Pas prezantimit të emrave nga kreu i Akademisë Skënder Gjinushi, asambleja kreu procedurat e parashikuara në ligj për Statutin e zgjedhjeve të anëtarëve të rinj akademikë e akademikë të asociuar, për avancime në titullin akademik të  dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.

“Kandidatët që paraqiten sot kanë ndjekur procedurat në lidhje me statutin, edhe plotësimi i kriterit ligjor i është bërë i njohur komisionit teknik. Gjatë zbatimit të procedurave të reja ligjore, sipas ligjit të ri, mundësohet një bashkëpunim i ngushtë me institucionet arsimore”, shprehet ndër të tjera, Skënder Gjinushi, kryetar i ASH-së.

Kandiduan për titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar Arjan Durrësi dhe Ilirian Malollari.

“Të dy anëtarët Arjan Durrësi dhe Ilirian Malollari u zgjodhën fitues”.

Kandiduan për anëtarë të Asamblesë, duke fituar titullin akademik:

1. Genc Sulçebe

2. Ilia Mikerezi

3. Pëllumb Xhufi

Kandiduan për anëtarë të Asamblesë, duke fituar titullin akademik i asociuar:

1. Adrian Civici;

2. Artan Boriçi;

3. Kristina Jorgaqi;

4. Mimoza Hafizi;

5. Rajmonda Bualoti.

Kandiduan si akademikë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke fituar:

1. Ardian Ndreca;

2. Ardian Vehbiu.

Komisioni i votimit përbëhej nga akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet