Akademia e sigurisë shpall aplikimet për studentët, cilat janë kriteret që duhet të plotësoni

Foto ilustruese

Akademia e sigurisë ka shpallur aplikimet për pranimin e studentëve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë me mesatare të notave mbi 8, për shkenca juridike, ekonomike dhe kompjuterike.

Aplikimet bëhen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm dhe përfundojnë më datë 20 gusht 2020. Dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit janë për të rinj që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkenca juridike, ekonomike dhe kompjuterike.

Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë:

- të jenë shtetas shqiptarë;

- të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;

- të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

- të mos kenë shenja të dukshme (tatuazh) në pjesët që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë;

- të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht për të kryer detyrën;

- të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje;

- të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;

- të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

Ndërsa kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t'u pranuar në këtë cikël janë:

- të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë):

- të jenë nën moshën 30 vjeç;

- të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;

- të jenë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

- të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT.

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

- Formularin e aplikimit;

- Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit (të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara). Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të paraqesin vërtetimin nga Ministria e Arsimit Sportit e Rinisë, për njëvlershmërinë e diplomave të marra jashtë vendit;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

- Vërtetim nga gjykata;

- Vërtetim nga prokuroria;

- 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm:

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t'u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:

- vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga llogaritja e mesatares së dy cikleve në të njëjtën fushë studimi;

- vlerësim me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;

- intervistimi i aplikantëve;

- kontrolli shëndetësor;

- marrja e shenjave të gishtave;

- verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Ky është kursi i tretë në kuadër të hapjes së aplikimeve nga Policia e Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik.

Formulari i aplikimit:
https://www.asp.gov.al/?page_id=9212&preview=true&aiEnableCheckShortcode=true

  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Studentët e Elbasanit kthehen në banka, të pavaksinuarit ‘shpëtojnë’ me një këshillim, futen në auditorë! Studenti për Report TV: Do e bëjë vetëm nëse humb vitin