Akdemiku Rexhep Qosja nxjerr zbuluar kreun e PD: Lulzim Basha furnizoi Dick Marty me të dhëna kundër UÇK-së

Akdemiku Rexhep Qosja nxjerr zbuluar kreun e PD: Lulzim Basha furnizoi Dick Marty me të dhëna kundër UÇK-së

Kreu i PD Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha foli sot për rolin që ka patur në procesin e hetimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden sot të akuzuar në Hagë.

Por teksa Basha përpiqet të shfajësohet për akuzat lidhur me UÇK, kur punonte si përkthyes për hetuesit e Hages, pa dhënë një përgjigje për asnjërën nga akuzat, teksa e devijon në debatin për situatën e COVID-19, akademiku i njohur Rexhep Qosja e ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, se pas përfundimit të luftës në Kosovës, me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë, ka furnizuar Dik Martin me të “dhëna” kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë, kur Kosova ishte çka është edhe sot – atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të “dhëna” me të cilat, atë, Dick Marty, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij”, thekson Rexhep Qosja në një koment të tij, të botuar më herët në media.

Partia Demokratike, kur ishte në pushtet, votoi “Pro” raportit të hartuar nga  Dick Marty, ku ngriheshin akuzat ndaj luftëtarëve të UÇK, me të cilat sot po përballen në Hagë.

E.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 12/11/2020 15:24

    Turp tee kete dhe vazhdon te rroje ne krye te partise!!! Ky hyn paraja shqiptari shet jo vetem kombin por cfare ti dali perpara jam i bindur se dhe ne Hollande i ka shitur shqiptaret se te fjithe ata we nuk dinin gjuhen ishin te varur nga perkthyesit do dhe vote f.ck of

    Përgjigju
  • Luli: 12/11/2020 12:26

    Lulzim Basha nje deficent nga truri e shpirti,nje njeri fallco dhe i genjeshter ne cdo gje qe ben e thote,nje politikan pa formim,vetem me intriga,servililizem,genjeshtra dhe gjoba eshte sot ne PD,e turpshme per kete parti.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 12/11/2020 10:24

    Mjerimi yne kombetar politik eshte percarja mes subjketeve politike,shteterore e idividuale mes shqiptareve.Shpifjet e pabazuara te idivideve dhe grupeve partike, gjeja per dhenjen-faljen e teritoreve te Kosoves.Kur Hashimi kurre,pervec bashkimit te Lugines me Kosoven,qe ishte percaktim i shqiptareve te Lugines me referendum, kunder Hashim Thacit dhe Edi Rames.Kjo e pavretet eshte ndertua dhe po vazhdon te thuhet hapur edhe sot, nga dy krahet shqiptar,Nga Kosova dhe Shqiperia.

    Përgjigju
  • fshati: 12/11/2020 08:55

    Nqs kane bere krime eshte krejt normale qe te denohen. Por me keto artikuj Lulezim Basha vetem se po ngrihet, paska patur poste te rendesishme ne Hage, paska marredhenie te ngushta ne Zvicer etj paska mundesi te dergoje ne burg kundershtaret e tij jo shqipetare. Kujdes ju kundershtaeret qe jeni ne shqiperi se po ju çon ne burg ose ju eliminon binduni dhe votojeni per kryeminister te ardhshem te shqiperise. Sa per ta denuar mos t'ju shkoje ndermend se nuk ka per te ndodhur kurre as Lulin as Meten as gjygjtaret asnje kriminel. Shteti shqiptar ka fuqi te padiskutueshme vetem per te denuar e burgosur ndonje hajdut pulash.

    Përgjigju
  • Lui: 12/11/2020 08:42

    Per mua nuk me duket cudi qe Luli mund te kete bere kete gje, se per hir te se vertetes nga PD nuk eshte Luli i pari qe ka bere hapa konkrete antishqiptare. Por mua me vjen cudi qe si ne Tirane edhe ne Prishtine duhej te prisnin te hapej ky proces qe te kallezonin Lulzim Bashen per bashkepunim me faktorin antishqiptar?! Pse nuk e keni nxjerre me pare kete pabesi te ketij palaco qe pretendon te behet edhe kryeminister?!

    Përgjigju
  • populli: 12/11/2020 05:10

    KY eshte plera e kombit dhe kerkon te behet kryeminister mostra ,kure te beje plepi dardha atehere

    Përgjigju
  • Une: 12/11/2020 00:53

    Vetem te keqija ka bere ky palaço mashkull. A ka ndonje qe mban mend naj gje te hajrit nga lulzimi?

    Përgjigju
  • Illyricum: 12/11/2020 00:49

    Duhet që gazetarët t’i drejtojnë pyetje direkte Bashës se çfarë lidhjeje ka ai me raportin e Dik Martit dhe a e ka shoqëruar me të vërtetë prokurorin latin të Kombeve të Bsahkuara për hetime në shtëpinë e verdhë? Partia Demokratike duhet ta shkarkojë menjëherë dhe të distancohet edhe nga Berisha që ka akuzuar Thaçin për krime lufte. Ja ku janë pasojat e këtyre të pa-aftëve, Gjykata Speciale u ativizua. Në rastin më të mirë janë injorantë dhe pa pikën e lidershipit lidhur me mardhënjet me jashtë dhe në rastin më të keq, janë antishqiptarë të kamufluar me kohë. A do të ndodhte ndonjëherë në botë që Gjukanoviçi të akuzonte Vuçiçin për mbi 200 vrasje e krime lufte? Këtë ka bërë Berisha e Basha me Thaçin e Kosovën e ne prapë i mbajmë aty. FP nga diaspora.

    Përgjigju
  • Ard syziu _ ushtari princ dobroshit: 12/11/2020 00:09

    Luli mir ja u ka ba kosovarve Halli ash mos ja u ka rras pak

    Përgjigju
  • Fabio: 12/11/2020 00:04

    Po pse a nuk esht e vertet qe keta kane ber krime nder shqiptar Uck nuk mund te behet pis Po shume persona per interesa personal kane bere krime lufte dhe kjo edht fakt

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/11/2020 22:44

    Tragjike për kombin ton !

    Përgjigju
  • O tej: 11/11/2020 22:32

    Lulzimin duhet me shkerdhy gjithe Kosova qe te hapen shalett mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës