Akira Toriyama, karikaturisti japonez që krijoi Dragon Ball vdes në moshën 68-vjeçare

Akira Toriyama, karikaturisti japonez që krijoi Dragon Ball vdes në moshën 68-vjeçare

Akira Toriyama, karikaturisti i famshëm japonez, krijuesi i Dragon Ball, një film komik dhe vizatimor që pati sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën, ka vdekur në moshën 68-vjeçare. Akira Toriyama pësoi një goditje në tru, tha studioja e tij të premten.

Dragon Ball është jashtëzakonisht i popullarizuar në mbarë botën dhe seriali komik ka prodhuar gjithashtu versione vizatimore dhe filmash. Fansat i kanë bërë homazhe Toriyama për krijimin e personazheve që janë bërë pjesë e fëmijërisë së tyre.

Seriali komik Dragon Ball debutoi në vitin 1984, ku personazhi kryesor Son Goku është në kërkim të mbledhjes së topa magjikë të dragonjve për të mbrojtur Tokën kundër humanoidëve alienë të quajtur Saiyans.

Ai vdiq më 1 mars dhe vetëm familja e tij dhe shumë pak miq morën pjesë në funeral.

"Ai kishte shumë gjëra për të arritur. Megjithatë, ai i ka lënë shumë tituj manga dhe vepra arti kësaj bote", tha studio e tij.

“Shpresojmë që bota unike e krijimit të Akira Toriyama të vazhdojë të jetë e dashur nga të gjithë për një kohë të gjatë”.

Fansat shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

"Faleminderit që krijove një manga që përfaqëson fëmijërinë time. Pusho në paqe, faleminderit për punën tuaj të palodhur", shkruhej në një postim në X, i cili mori menjëherë 500 pëlqime.

“Është shumë shpejt, shumë e trishtuar”, ka shkruar një tjetër përdorues japonez i X.

"Trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë. Faleminderit që krijuat personazhin më ikonik të animes së të gjitha kohërave Akira," shkroi një përdorues tjetër.

I lindur në Nagoya, Japoni në vitin 1955, Toriyama hyri në botën e librave komik në fillim të viteve 1980 me Dr. Slump, i cili tregon historinë e një vajze të vogël roboti Arale dhe krijuesit të saj shkencëtar. Por Dragon Ball ishte vepra e tij më e famshme.

Dragon Ball ka shitur të paktën 260 milionë kopje në mbarë botën, sipas numrave të uebsajtit të specializuar Mangazenkan. Ka pasur përshtatje të shumta për televizion, kinema dhe video lojëra, dhe ka pasur edhe seri të tjera si "Dragon Ball Z" ose së fundmi "Dragon Ball Super".

Akira Toriyama në një foto të bërë në 1984

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Izraeli: Do të dërgojmë një delegacion në Kajro vetëm nëse ka përgjigje pozitive nga Hamas

Lufta në Gaza/ Izraeli: Do të dërgojmë një delegacion në Kajro vetëm nëse ka përgjigje pozitive nga Hamas