Akreditohet ISUV në Shqipëri, 96 analiza të reja për më shumë siguri ushqimore

Akreditohet ISUV në Shqipëri, 96 analiza të reja për më shumë siguri ushqimore

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare

Siguria ushqimore është fokusi shtylla kryesore mbi bazën e së cilës mbështetet puna në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Gjatë një vizite në ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ministrja Frida Krifca bëri me dije se akreditimi tashmë me 96 teste për kryerjen e analizave që nga bimët e deri te ato me orgjinë shtazore, janë një element më shumë garancie për sigurinë ushqimore në vend.

Krifca shtoi se këto analiza që më parë kryheshin jashtë vendit kërkonin më shumë kohë dhe kostot, ndërsa tanimë përpos eliminimit të këtyre shpenzimeve me akreditimin bëhet e mundur reagimi më i shpejt dhe më fleksibël ndaj rezultateve.

Pëllumb Aleksi, përgjegjës i Departamentit të Cilësisë tha se këto teste janë të njohura në Evropë dhe më gjerë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri