Aksi Fier-Krahës i shkatërruar
Banoret: S'çojmë dot të sëmurët

Aksi Fier-Krahës i shkatërruar<br />Banoret: S'çojmë dot të sëmurët
FIER- Rrugë të shkatërruara dhe thuajse të pakalueshme nga automjetet. Ky është aksi Fier-Komuna Krahës, i mbuluar nga gropa të mëdha, që sipas banorëve me gjendjen e amortizuar të rrugëve është e pamundur transportimi i ndonjë të sëmuri për në spital.
 
“Sikur të jesh i sëmurë dhe të vesh në spital për vizitë nuk vete dot i gjallë, vdes rrugës”, thotë një banor.
 
“Rruga është beter, të kesh një të sëmurë nuk shkon dot në spital, vdes rrugës” , tregon një tjetër.
 
Banorët ankohen se si pasojë e rrugëve të shkatërruara nuk transportojnë dot as prodhimet bujqësore, që për shumë prej tyre janë të ardhurat kryesore.
 
"Jemi gjithë këta banorë që kalojmë në këtë rrugë dhe kjo është për faqe të zezë. Shpresojmë të bëhet por asnjë nuk po bëhet. Prodhimet që i kemi nuk i nxjerrim dot duhet çizme për të kaluar këtu”, thotë një tjetër banor i Krahësit.
 
Kjo rrugë lidhet me komuna të tjera si Mbrostra, Libofshë, Seman, Portëz etj.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake