Aksi nacional Berat-Skrapar rrezik për aksidente/ Banorët: Rruga copë-copë, prishen makinat!

Aksi rrugor Berat-Skrapar kohët e fundit ka pësuar dëmtime në të gjithë gjatësinë e tij, duke u bërë një problem shqetësues për drejtuesit e automjeteve por edhe për banorët e zonës, pasi rreziku për aksidente është mjaft i lartë.

Ata apelojnë që të ndërhyhet në këtë aks, pasi çarjet dhe heqja e asfaltit nga mirëmbajtësit e rrugës ka dëmtuar makinat e tyre. Gjithashtu ata shprehen se qarkullojnë me mjaft vështirësi, ndërsa për ata që nuk e njohin këtë segment, rrugëtimi mund të rezultojë fatal.

Rruga është e keqe, sado prishen makinat. Flasim për këtu, se ata në fshat, aty ku jemi ne, thyen kokën po s’pate të tillë. Gropa, kanale, copë –copë. Rrugë e vjetër, s’është bërë sot.

Drejtuesit e mjeteve flasin për Report Tv

Një muaj më parë pikërisht në këtë aks rrugor një turist u aksidentua ndërsa udhëtonte me motor dhe shkak i këtij aksidenti rezultoi gjendja e keqe e rrugës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë