Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Sipas informacioneve pararaprake nga gazetari i Korçës për Report Tv Armando Braho janë përplasur dy automjete, ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca. Priten detaje të reja nga ngjarja.

lajmi në përditësim