Përgjaken sërish rrugët në vend, shpejtësia i merr jetën dy të rinjve në Shkodër! SHÇBA: Arrestohet një efektiv policie dhe drejtuesi i mjetit

Shpejtësia i ka marrë jetën dy të rinjve sot në Shkodër. Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç vetëm një ditë më parë, humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.

Viktimat po lëviznin me një automjet, tip "Mercedez Benz", ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pikërisht shpejtësia me të cilën ata po udhëtonin.

Dy të rinjtë përplasën dy automjete të tjera, ku goditja ka qenë shumë e fortë duke shkatërruar thuajse tërësisht automjetin "Mercedez Benz" i cili u përplas me një mjet tip ‘Audi’ me të cilin udhëtonte një 51-vjeçar.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një mur rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Serxho Kuka, 21 vjeç dhe Eglis Delaj  ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

Ndërkohë SHÇBA, ka arrestuar drejtuesin e mjetit ‘Mercedez Benz’, 19 vjeçarin me iniciale M.B, dhe drejtuesin e mjetit tip ‘Audi’, 51 vjeçarin me iniciale V.N me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

1621324110_Screenshot2.jpg

1621324119_Screenshot1.jpg

Makinat e perfshira ne aksident

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Aksidenti me dy viktima në Shkodër, SHÇBA: Arrestohet efektivi i policisë dhe shoferi i makinës ku udhëtonin të rinjtë që humbën jetën

1621324139_1621323150makina.jpg

SHÇBA ka vënë një pranga dy shtetas pas aksidentit tragjik me dy viktima mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ shtetasi V.N me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe si dhe shoferi i mjetit tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë shtetasit Serxho Kuka, 21 vjeç dhe Eglis Delaj 20 vjeç të cilët humbën jetën.

Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një mur rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Serxho Kuka, 21 vjeç dhe Eglis Delaj  ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, efektiv policie, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.B., 19 vjeç dhe V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. 

Ora 13:31
Aksidenti tragjik në aksin Shkodër-Koplik, identifikohen dy viktimat

1621340581_SERXHOKUKA.jpg

Erglis Delaj dhe Serxho Kukaj janë dy  personat që humbën jetën ditën e sotme, si pasojë e aksidentit tragjik që u regjistrua në aksin Shkodër-Koplik.

Ora 10:01
Aksidenti i rëndë në Shkodër-Koplik, shkon në dy numri i viktimave

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, mbeti i plagosur si pasojë e përplasjes, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë