Aksident i rëndë në Bulqizë, përplasen tre mjete, plagosen 3 shoferët (VIDEO)

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi duke shkaktuar tre të plagosur. Përplasja e mjeteve ka qenë tepër e fortë ku dy nga mjetet janë shkatërruar tërësisht.

Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës ndërsa një tjetër drejt Bulqizës.

"Rreth orës 14.15, është marrë informacion se në aksin rrugorë Bulqizë- Shupenzë,  janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit L.Sh., O.Sh., Sh.H., ku për pasojë të tre drejtuesit e automjeteve po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve ka qenë shkaktar i aksidentit.

1593608629_aksident1.jpg

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës