Aksident në Dibër, një person dërgohet me helikopter drejt Tiranës! Dëshmitari: S'e përballova dot situatën (VIDEO)

Një aksident i rëndë u shënua rreth orës 9 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Strikçan ura e Çerenecit. Një makinë tip benz që drejtohej nga një 33 vjeçar është përmbysur disa herë në rrugë.

Si pasojë e këtyre rrotullimeve, është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ai u dërgua me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Kanë qenë banorët e rastit që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar ambulancën.

"Isha këtu afër kur ndodhi aksidenti. Dëgjova zhurmën, por nuk e pashë se kush ishte dhe më pas doli tymi. Erdhën dy a tre vetë e nxorën, por nuk e di se në çfarë gjendje është për momentin. Kur e nxorën unë u largova pak se nuk e duroja dot situatën. Në spital u dërgua me një makinë private,"-shprehet një dëshmitar në vendngjarje.

Makina e aksidentuar dhe helikopteri që merr drejtuesin e mjetit

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes

FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes