Aksident i rëndë në Kuçovë, vdes 70-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë! Makina me shpejtësi e goditi nga pas

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës. Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Fiat Punto, me targa AA 667 LK, ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë. Aksidenti është regjistruar në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur "Meteor".

Mjeti që drejtohej nga Marineo Bregu dhe biçiklisti ishin duke qarkulluar në të njëjtin sens kur makina e ka goditur të moshuarin nga prapa. Fillimisht 70-vjeçari u përplas në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë.

Trupi i pajetë i të moshuarit ka qëndruar për disa minuta në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Viktima është identifikuar si Hamit Krasi.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor, të cilët kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Sipas policisë, shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia me të cilën automjeti ishte duke qarkulluar në këtë rrugë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elizabeta: 17/08/2022 03:26

    tw ashpersohet denimi i shofereve qe vrasin njerezit neper rruge....te denohen 20 vjet....

    Përgjigju
  • Altei: 16/08/2022 00:49

    Se pari ngushellime familjes. Eshte e rende kur te iken nje i aferm keshtu pa pritur. Nuk dua te paragjykoj as viktimen as shoferin. Viktima se pari qe nuk kthehet me por edhe shoferi jane te dy "te mbytur". Rruget jane teresisht jashte standardit. Edukimi qytetar eshte shume i dobet. Kontrolli i automjeteve nuk eshte strikt dhe shume aresye te tjera. Makina ecen aq shpejt sa i jep ti por cdo shofer duhet te ndergjegjesohet qe nuk leviz ne kushte ideale. Sa rruge kemi pa ndricimin e mjaftueshem ose pa ndricim fare naten? Sa bicikliste, karroca deri dhe mjete levizin naten pa respektuar normen me elementare qe te behen te dukshem ne rruge aq me teper kur shteti nuk merr masa per ti ndricuar ato? Sa mjete nuk perdorin fenere te pershtatshem duke verbuar perdoruesit e tjere te rruges? Sa te kufizuara jane rruget qe mos te kemi nderprerje te tyre ne menyre te papritur nga femije, te papergjegjshem etj... Mund te behet nje liber me shkaqet per aksident por ne shqiperi nuk e ve kush ujin ne zjarr duke nisur nga ne vete. Ne keto kushte gjithkush duhet te jete i ekstremisht i kujdesshem qe kur fut celesin ne kroskot dhe deri kur ve kemben ne gaz. Po ashtu edhe cdo perdorues tjeter i rruges, kembesor apo biciklist duhet te jete tejet i kujdesshem per rrezikun e shtuar. Ne keto kushte vetem nje hetim i kujdeshtem qe permbyllet me nje gjykim te drejte do te duhej te percaktonte fajtorin dhe jo mediat "profesionale" dhe as policia nuk ka te drejten te damkose njeren pale apo palen tjeter si kriminel. Mos harroni se ne keto momente dikush ka humbur familjarin me te dashur apo dikujt tjeter i shkaterrohet jeta.Keto jane momentet kur ata jane me vunerabel se kurre. Te jesh serioz do te thote te jesh i matur dhe te respektosh etiken. Lajmi duhet te jepet por qellimi duhet te rrahe me larg. Si ta sherojme vendin nga kjo plage dhe si duhet te kontribuoje gjithsecili nga ne.

    Përgjigju
  • Gerti: 15/08/2022 17:40

    Ngushellime familjes ti rrojn femijet..! Kto jan punet e zotit ku as njeri nuk e ndalon dot rriskun e cdo personi. Un flas si perdorues i rruges (shofer),jo ne cdo aksident shoferi esht fajtor. Ska shofere qe duan te bejn aksident ska shofer qe do ti mari jeten askujt.Vrasesit e rruges jan sinjalistika dhe infrastruktura rrugore.Ne ket rast kur ky djali esht ngritur me nate dhe esht nisur per ne pune duke nxituar per te kapur orarin sepse mbydhet dera dhe humb dita e punes e kshu me rralle humb dhe buka e familjes per ate dite.E theksoj zdo asnje shofer te bej aksiden.. ngushellime familjes e i shkoft shpirti ne parajs…

    Përgjigju
  • Timi: 15/08/2022 13:12

    Shofera qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit vetem dine ti japin gaz makines kur vjen puna e rrezikut as frenat nuk bejne pune

    Përgjigju
  • Fshati: 15/08/2022 11:12

    Ngoshelime familjes. Ne rruge nuk ka vija te bardha, nuk ka tabela edhe kur ka nuk kuptohen se per çfare jane, (pershembull Tirane Kamez 30km/h te gjithe ecim mbi 80 km/h) asfalti me gropa etj. Une mendoj se fajin e ka shpejtesia nuk eshte zgjidhje, duhet te punohet edhe ne parametrat e sigurise ne rruge dhe ne mynyren e ndeshkimit te kundravajtesit.

    Përgjigju
  • gim: 15/08/2022 10:23

    Ndoshta duhet rivene ne jete kanuni...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto