Aksident i rëndë në Lezhë, mjeti përplaset me furgonin e mallrave! Plagosen 3 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë (VIDEO)

LEZHË-  Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e  sotme në aksin Lezhë-Laç ku një automjet është përplasur me një furgon mallrash. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Markatomaj.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa mjeti dhe furgoni kanë dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula