Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, autobusi me targa të Kosovës përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, autobusi me targa të Kosovës përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë

Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (27 qershor) në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut ku një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Rubik-Fang”. Autobusi me drejtues shtetasin E. R., 60 vjeç, banues në Kosovë, me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi N. P., 72 vjeç, banues në fshatin Fang, Rubik informoi sot policia e Lezhës.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 27/06/2023 11:47

    Perse gjithmone ne si popull komentojme apo japim gjykime pa ditur rrethanat ? Sepse jemi te paduruar dhe mendojme se i dime te gjitha. Nga foto duket qarte qe autobusi, pavaresisht se eshte autostrade apo rruge e vogel, duket qarte qe aksidenti ka ndodhur ne krah te kundert te levizjes, pra autobusi e ka goditur bicikleten sic duket ne foto, duke parakaluar mjetin para tij. Bicikleta ka qene ne pjesen jashte vizes se korsise ose karrexhates sic thuhet ne gjuhen teknike, pra eshte nje hapesire e vogel qe mund te kalojme te gjithe, pa shkelur rregullat e qarkullimit. Pra mos harroni se ne Kosove behet nami me aksidente me shume se ne Shqiperi dhe niveli i drejtuesve te mjeteve le per te deshiruar. Ngushellime familjes se te moshuarit

    Përgjigju
  • Ali: 27/06/2023 11:13

    Kjo rrug duket si rrug e zakonshme . Eshte apo nuk esht autodtrade?

    Përgjigju
  • Tironci: 27/06/2023 11:00

    Ça fai ka shoferi,,,,boll duke ndaluar shoferet se shtypin kembesor ose ciklista ne rrugë makinash,,,,mbyllni budallenjt nëpër shtepija mos I lini te bëjnë xhiro ne kembe ose me bicikleta nëpër autostrada se po habitet dynjaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 ‘Unë këtë e bëra kastile’, Xhensilës i ndodh e papritura në skenë

 ‘Unë këtë e bëra kastile’, Xhensilës i ndodh e papritura në skenë