Pamjet nga aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit/Makina përplaset me kamionin, shuhet familja nga Kosova, bashkëshortët, fëmija dhe nipi i tyre! Një 3-vjeçare te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (14 janar) në Rrugën e Kombit në aksin Milot-Morinë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti  tip "Citroen" me targa 01-351-MH me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me targa 04-406-HB me drejtus Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj,  5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të tjerët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë aty.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe një fëmijë tjetër, Violeta Avdiaj 3 vjeçe, e cila ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar nga makina 'Citroen' me të cilën po udhëtonte familja nga Kosova dhe shpejtësia e lartë. Kjo ka bërë që ata të përplasen me kamionin, duke u marrë edhe jetën 4 anëtarëve të familjes dhe lënë të plagosur rëndë fëmijën e mitur.

Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

Drejtuesi i kamionit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shoqëruar në polici për sqarimin e ngjarjes së rëndë.

Foto nga aksidenti

VIDEO, raportime nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Aksidenti fatal te Rruga e Kombit/Drejtori i policisë rrugore: Parakalimi i gabuar i makinës shkak i aksidentit! Shoqërohet drejtuesi i kamionit

Edmond Tarkaj, drejtor i policisë së qarkullimit rrugor, në një prononcim për Report Tv ka konfirmuar emrat e viktimave, të siguruar më herët nga gazetarët e Report Tv. Sipas tij dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të mjetit tip 'Citroen' në një aks ku nuk lejohet një gjë e tillë, duke sjellë dhe përplasjen fatale me kamionin. Ai tha se është shoqëruar drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në gjendje të mirë.

"Ngjarja është me katër viktima të një familje, drejtuesi i mjetit është burri i familjes, Blerim Avdiaj dhe ka shpëtuar vetëm një vajzë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e  traumës. Mjeti vinte nga Kukësi drejt Milotit ku ëhstë përplasur edhe me kamionin. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar paranë organeve të komisariatit të policisë Mirditë dhe ndodhen në gjendje të mirë. Ai shprehet se ka qenë një parakalim i gabuar nga mjeti Citron që shkaktoi aksidentin në një aks që nuk lejohet parakalimi", tha Tarkaj.

 

Ora 20:03
Aksidenti tragjik/ Fëmija 3-vjeçar ndodhet në reanimacion në Spitalin e Traumës, mjekët japin shpresë për jetën

Vajza 3-vjeçare, Violeta Avdiaj e përfshirë në aksidentin e pasdites së sotme në Rrugën e Kombit, tashmë ndodhet në reanimacion në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga informacionet e marra pranë spitalit nga gazetarja Daniela Maloku, mjekët kanë shpresa se vajza 3-vjeçare mund t’i shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti.

Ora 19:32
Aksidenti tragjik në rrugën e Kombit, fëmija 3-vjeçare mbërrin te Trauma në Tiranë

Mbërrin te Spitali i Traumës në Tiranës fëmija Violeta Avdiaj, 3 vjeçe, e mbetur i plagosur në aksidentin tragjik me 4 viktima në rrugën e Kombit. Fëmija ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ora 19:16
Policia njoftim zyrtar/ Aksidenti në aksin Milot-Morinë, ndërrojnë jetë 4 persona, pjesëtarë të një familje nga Kosova

1610648229_aksidentmilotrreshen.jpg

Policia e Lezhës ka sjellë informacionin zyrtar lidhur me aksidentin e mbrëmjes së sotme.

Sipas saj, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Milot-Morinë në afërsi të një karburanti ku makina tip “Citroen” u përplas me kamionin me drejtues me iniciale I.I. në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Citroen" , bashkëshortja e tij dhe  2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Ora 19:00
Pamje të rënda nga aksidenti në Rrugën e Kombit, makina bëhet copë

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Rrugën e Kombit mbrëmjen e sotme.

Makina tip “Citroen” është shkatërruar thuajse totalisht ndërsa kamioni ka pësuar dëmtime në pjesën e parakolpit.

Shkak i këtij aksidenti mësohet të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Ora 18:56
Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, 4 viktimat janë pjesëtarë të një familje nga Kosova, 2 fëmijë të mitur

4 viktimat e regjistruar në aksidentin pasditen e sotme në Rrugën e Kombit janë anëtarë të një familje nga Kosova.

Mësohet se familja po udhëtonte me mjetin tip ‘Citroen’.

Dhe një fëmijë është plagosur rëndë i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është nisur në Tiranë drejt spitalit të Traumës.

Targa e kamionit
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 15/01/2021 02:10

    Nje tragjedi e vertet. Ngushllime familjarve dhe ata u prehshin te gjith ne paqe. Ti lem gabimet e rrugve etj etj ne raste te tilla besoj un. Mos u boni VKrsa me fatkeqsit e tjerve.

    Përgjigju
  • Vjosa: 15/01/2021 02:00

    Shpejtesia ne autostrade nuk duhet te kaloje 90km/ore,,,,ne qytet 30-40 km/ore ,;mos e kaloni se do shkoni per lesh te gjithe...thirrini mendjes o njerez,,se po vdesin me shume nga aksidentet rrugore sesa nga kovidi...,ruani veten,;duke ruajtur tjetrin,,,...pisa..-katunare e maloke te pagdhendur...makines i jepni sikur te jete kale a gomar neper fusha...

    Përgjigju
  • Biku: 14/01/2021 23:01

    Me keqardhje e them por kosovaret jane shoferet me arrogante e hajvane qe ecin rrugeve.zoti na rusjte nga keta

    Përgjigju
  • Cfare Fatkeqesie: 14/01/2021 20:08

    Ngjarje Horror ndodhin në Rruget tona Kjo Rruge ka Nevoje patjeter per Ndricim sidomos ne Pjeset e Rrezikshme si Kthesa ne Fjale Nese eshte Autostrade apo Superstrade le te ndahen Korsite me Trafikndares Rruga e Kombit dhe Tuneli i Elbasanit jane Makth per gjithe Shoferet Qofshin te Xhenetit Familja Avdiaj

    Përgjigju
  • koli: 14/01/2021 19:43

    ASNJEHERE mos udhetoni naten o njerez ,,,,e per me teper kur jeni me femije,,,,prisni mengjesin dhe nisesh me dite mbas ores 9'00,,,aq me teper ne kohe me lageshti,,,rruget ne shqiperi nuk kane standartet europiane,,,dhe per pasoje vetem diten mund te udhetosh ....

    Përgjigju
  • Gjynah: 14/01/2021 19:40

    Ore , ngushëllime!..po rrugët në Shqipëri janë skandal,sidomos natën..,pa sinjalistika e shumë larg standartit Evropian..

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 14/01/2021 19:38

    Redaksija nuk duhet te lejj komente si te “vjoses” - eahte e turpshme.

    Përgjigju
  • Rumpalla: 14/01/2021 19:31

    O Ardi ti ke të drejt nuk shahet i vdekuri. Po aman e ke par çfar bëri ai shofer që mori në qaf gjith familjen e pa falshme. Ju qoft dheu i leht.

    Përgjigju
  • vjosa: 14/01/2021 19:29

    O ardi kam nje pyetje ,,po ti ke makine???...

    Përgjigju
  • vjosa: 14/01/2021 18:51

    AKOMA ECNI SHPEJT O DERRA,,NUK PO ZENI MEND ,,,ULNI SHPEJTESINE SE DO MERRNI NE QAFE KALAMAJTE ,,SE PER JU NUK ME VJEN HIC KEQ,,PISA JENI DHE E KERKONI VETE...

    Përgjigju
    • Gjynah: 14/01/2021 21:08

      Oj ku** mos fol ashtu se jan nje familje e ter sido tket qen fati keq i tyre, ngushellime ska fjal ne kete fatkeqsi... me vjen shum shum shum keq sdi skam fjal, Zot ruaji njerzit e fali keto felliqesira qe shprehen keshtu . Sh e pikelluqr

    • F-35: 14/01/2021 20:04

      Zoti te falte per cfare thua! Me e pakta, te mbulofte turpi!

    • Parrucjani: 14/01/2021 19:18

      Idiote/idiot

    • Ardi: 14/01/2021 19:09

      Derri satëme moj buce femër që flet kështu për të vdekurit.Pse me kaq Helm o gjë e ndyrë u shua një familje e tërë dhe ti flet sikur nuk ka ndodh asgjë.

    • Kastrioti: 14/01/2021 19:02

      Te hengert mortja sh*rr

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në Gjadër nis ndërtimi i kampit

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në Gjadër nis ndërtimi i kampit