Aksident i rëndë në Tiranë, shoferja përplas me makinë burrin që ecte me biçikletë në vijat e bardha (VIDEO)

TIRANË - Një aksident rrugor ka plagosur rëndë një person këtë mëngjes sot në Tiranë në zonën e 9-kaësheve, pranë Ushtarit të Panjohur.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se i plagosur rëndë mbeti një burrë që po lëvizte me biçikletë në vijat e bardha.

Ka qenë një vajzë me inicialet M.V ajo që drejtonte makinën që përplasi burrin, që është treguar e pakujdesshme edhe pse në një situatë me trafik jo të rënduar dhe me qarkullim më të vogël të automjeteve duke marrë parasysh edhe kufizimet që qytetarët kanë nisur të bëjnë nisur nga situata për masat mbrojtëse nga koronavirusi. 

Automjeti vinte nga rruga e Elbasanit në drejtim të qendrës, ndërkohë që zotëria është përplasur në kryqëzim, që ka edhe semaforë dhe vija të bardha. Drejtuesja e makinës është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë.

Zotëria ishte i pajisur edhe me doreza në duar, ndërkohë që kishte vendosur edhe maskën mbrojtëse si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarje, ashtu sikundër edhe ambulanca. 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artani: 12/03/2020 22:57

    Shqiperi te qofsha fale,,na hoqe te miret na prure gomare....

    Përgjigju
  • Adi: 12/03/2020 14:27

    Fajin e kan keto kamikazet qe ecin me bicikleta ne vijat e bardha . Nga trotuari qe ecen me shpejtesi futen direkt ne vija te bardha . Nuk ka faj shoferi

    Përgjigju
  • x...: 12/03/2020 14:21

    Makinat brenda qytetit livizin me shpejtesi tej normave te lejuara nuk marrin asnje mase per te shmangur rrezikun po vetem gaz ne drrase shihen makinat. Duhen vendosur tabela shpejtesie ne çdo rruge qe nuk ekzistojne

    Përgjigju
  • Vlore: 12/03/2020 14:04

    Ne qytete perparesi ka kalimtari dhe jo makina, ka s ka semafor. Te isha kryjetar bashkie ne Vlore do i pezulloja makinate fare se u merruame a i q udhëtë

    Përgjigju
  • Tirona: 12/03/2020 13:08

    Patjeter qe drejtuesit e automjeteve duhet te kene kujdes Sidomos para vijave te bardha te cilat jane vetem per KEMBESORET. Pra dhe bicikletes qe konsiderohet si mjet qarkullimi nuk i lejohet te eci mbi vijat e bardha vetem po te shtyhet. Drejtuesit e bicikletave duhet te zbatojne te njejtat rregulla qarkullimi si drejtuesit e makinave.

    Përgjigju
  • Tosi: 12/03/2020 13:08

    Ka qene duke folur me mesazh me te dashurin laraska qe fluturon me pras se ka hipur ne makine

    Përgjigju
  • Arlind Hoxha: 12/03/2020 13:01

    Ky idioti me biciklete e ka detyrim te ndaloje e te zbrese nga bicikleta te kontrolloje rrugen pastaj te kaloje se makina nuk eshte gomar

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/03/2020 12:57

    Qelbesire pseudoshoferja qelbesire sherbimi qe i ka lene vijat e bardha të mos duken më! Dmth qelbesira ne grup, qelbesira dhe ata qe i kane dhene patenten. Qelbesira!

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 12/03/2020 12:21

    Ky eshte mentaliteti qe po na vret perdite!! te jesh ne mes te rruges te ndalon tjetri perpara dhe ia fut me makinen tende sepse refleksi te thote qe nuk duhet te ndaloje makine sepse nuk ka sinjalistike! Te ecesh ne vija te bardha idiotet te shtypin se po dergojne mesazhe me celualar... nuk e dime si te ecim!!

    Përgjigju
  • durres: 12/03/2020 10:54

    o zo na ruj familjaret nga idiotet/et ne timon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet