Aksident tragjik në Itali, vdesin gruaja shqiptare dhe një djalë 28 vjeç

Aksident tragjik në Itali, vdesin gruaja shqiptare dhe një djalë 28 vjeç

ITALI - Një aksident i rëndë, ku kanë vdekur dy shqiptarë ka ndodhur në Itali. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në seksionin e A14 midis Casenës dhe Valle del Rubicone në Itali. Automjeti Renault Clio me dy shqiptarë  në bord po udhëtonte me shpejtësi dhe përplasi makinën e tre  italo-zviceranëve.

Shqiptarët e vdekur janë një 38 vjeçare nga Forli dhe një djalë 28 vjeç, kurse tre personat e automjetit Volkswagen Passat janë nxjerrë të gjallë dhe u trasferuan me urgjencë në spital. Dy italo-zviceranët 54 dhe 49 vjeç  janë në gjendje të rëndë, kurse i treti ka marrë dëmtime të lehta.

Në njërën nga veturat është nxjerrë edhe një qen i ngordhur. Në vendngjarje kanë mbërritur tre ambulanca dhe ndërhyrja për të nxjerrë trupat ka zgjatur mbi katër orë. Tre personat janë nxjerrë duke përdorur tërheqës dhe gërshërë hidraulike. Policia është vendosur në rrugë për të stabilizuar trafikun e krijuar nga aksidenti.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit