Dy aksidente në Elbasan, plagosen 7 persona, njëri prej shoferëve nxirret jashtë makinës nga zjarrfikësit

Dy aksidente në Elbasan, plagosen 7 persona, njëri prej shoferëve nxirret jashtë makinës nga zjarrfikësit

Foto nga aksidenti Elbasan-Peqin

2 të plagosur rëndë dhe dy të tjerë të plagosur më lehtë, është bilanci i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Papër ku drejtuesi i mjetit tip Benz, A.H 21-vjeç banues në Elbasan ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. 

Si pasojë e këtij aksidenti i plagosur rëndë përveç shoferit ka mbetur edhe 26-vjeçari G.B. Drejtuesi i mjetit për disa momente ka mbetur i bllokuar në automjet dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë jashtë.

Korrespodenti i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se në automjet ishin duke udhëtuar dy femra dhe dy meshkuj. Personat të cilët janë plagosur rëndë janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Po kështu një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku drejtuesi i një mjeti, K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën ndarëse. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona.

Foto nga aksidenti Elbasan-Peqin

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale