Aksident i shumëfishtë në rrugën Kukës-Uzinë, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit (VIDEO)

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën Kukës-Uzinë që lidh segmentin Kukës-Morinë të rrugës së Kombit.

Në aksident janë përfshirë 4 mjete dhe për fat të mirë pa pasoja në jetë njerëzish. Aksidenti sipas dëshmitarëve ka ardhur si pasojë e lëvizjes me shpejtësi në këtë aks rrugor të një automjeti, i cili është përplasur me një mjet në lëvizje dhe tre mjete të tjera të parkuara para një lokali ne anë të rrugës.

Automjeti që shkaktoi aksidenti e shumëfishtë është përmbysur si pasojë e përplasjes me tre mjete të tjera. Drejtuesi i mjetit për fat të mirë ka shpëtuar dhe është nxjerrë nga makina nga klientët që ishin në lokal. Ky aks rrugor në hyrje të qytetit të Kukësit ka ngarkesë të madhe lëvizjesh të automjeteve dhe është tepër i rrezikshëm për shkak se është me pamje të kufizuar, pa sinjalistikë dhe e ngushtë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)