Furgoni i mallrave bën parakalimin e gabuar, plagosen 4 persona në Korcë (VIDEO)

KORCË - Një aksident rrugor ndodhi në aksin Devoll-Korçë ku të plagosur mbetën 4 persona. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Cangonj.

Një furgon për transport mallrash me drejtues L.M 37 vjeç me banim në Shkodër, që ecte në drejtim të Korcës, dyshohet të ketë bërë një lëvizje të gabuar në krah të kundërt, ku për pasojë është pëlrasur me një automjet Benz me drejtues P.D 54 vjeç nga Bilishti, që po udhëtonte drejt Kapshticës. 

Për pasojë janë dëmtuar, drejtuesi i furgonit, dy pasagjerët në këtë mjet  B.T, dhe shtetasja E.T, banues në Shkodër, si edhe pasagjeri tek Benzi, A.N, banues në Bitinckë.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ora 13:01
Aksident i tmerrshëm në Korçë, 4 të plagosur nga përplasja e fuqishme e dy makinave
  • G.M./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë

    Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë