Pamje të rënda/ Aksident i trefishtë në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën një 18-vjeçar, plagosen rëndë 4 të rinj

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele në autostradën Fier-Vlorë. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dukë shkaktuar një viktimë dhe 4 të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç,  është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz” dhe për pasojë ka humbur jetë një 18-vjeçar Ermir Tare dhe janë plagosur rëndë Rei Leskaj, Fori Duraj, Qirja Dori dhe Klejdi Dori, të moshave nga 16-21 vjeç, dy prej të cilëve janë në gjendje tepër kritike për jetën.Të plagosurit Qirja Dori dhe K.Dori janë nga e njëjta familje.

Në aksident është përfshirë gjithashtu edhe një makinë tjetër, pasi është marra para nga dy mjetet që u përplasën mes tyre. Në vendin e ngjarje shkuan 4 autoambulanca, 3 nga Vlora dhe një nga Fieri.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ A. K, 40 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Emrat/ Aksidenti i trefishtë në Vlorë, kush është viktima dhe 4 të rinjtë e plagosur

Aksidenti tragjik mes tre mjeteve në aksin Levan-Vlorë, shkaktoi një viktimë dhe 4 të plagosur rëndë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Report Tv zbardh emrat e tyre, ku viktimë e aksidentit ka mbetur 18-vjeçari Ermir Tare, kurse të plagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Qirja Dori dhe Klejdi Dori, të moshave nga 16-21 vjeç. Të plagosurit Qirja Dori dhe K.Dori janë nga e njëjta familje.

Ora 15:25
Aksidenti i 3-fishtë në Vlorë, ndërron jetë 18-vjeçari

Në 18-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit ku u përplasën 3 makina në  autostradën Fier-Vlorë. Nga aksidenti ka ndërruar jetë i riu, si dhe janë plagosur dy të tjerë.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici eshte hero: 28/02/2021 20:22

    Bejne gara dhe filmojne me celular shpejtesine.. Eshte mbush instagrami me te tille idioter. Policia ka frike ti ndaloje kane kohe qe jane zbythur qe kur na u vra "deshmori" ne Tirane qe kishte dale per cigare me 1 te nates me arme ne xhep.

    Përgjigju
    • Lala: 28/02/2021 21:04

      Nuk Kan frik policat.thjesht policia esht mush me dhjaksa partie.ndryshon

  • patenta: 28/02/2021 18:54

    18 vjec e me benz....per te patentuarit e rinj te pakten vitin e pare nuk duhet te ngasin makine me cilndrate te madhe....aman o njerez se kur degjojme keta lloj lajmesh ne thyhyet zemra se po ikin djem te rinj per kapricot e rinise,dje ishte nje lajm tjeter qe nje 16 vjecar vdiq se beri aksident me makine:po qysh mor Zot ne ate moshe e mer makinen dhe del ne rruge?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin