Nj aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në aksin Vlorë-Orikum, pranë fshatit Radhimë. Në aksident janë përfshirë tre automjete: një “Benz”, një “BMW” dhe një “Seat”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, Flamur Kabello, i cili po udhëtonte në drejtim Orikum–Vlorë.
Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”. Ata janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Pak minuta pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Shoferi i “Seat”, nuk ka pësuar dëmtime.
Dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Benz’ dhe shpejtësia ndërsa nga testi i alkoolit të dy drejtuesit kanë rezultuar 0.000 mg/l. Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
"Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Radhimë, automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., rreth 35 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 31 vjeç. Pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. K.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë (shtetas të huaj) në automjetin me drejtues shtetasin A. M., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi në përditësim...
Komente








Vetem Enver Hoxha u vjen haken ketij mileti..iku plazhi, iku deti hajde te ecim sikur jemi avion..marrin robt ne qafe qe jane me familjen
Përgjigju