Aksident me vdekje në Pukë, drejtuesi i mjetit në humnerë nga 50 m lartësi! Ndërron jetë në vendngjarje

PUKË- Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës. Një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

Viktimë ka mbetur Geg Prend Kola, 34 vjeç. Fillimisht kanë qenë familjarët e viktimës të cilët njoftuan policinë se kishin humbur kontaktet metë prej mbrëmjes së djeshme.

Ndërsa gjatë kontrolleve mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur 'Laku i Qershisë' në një rrugë dytësore, u gjet trupi i pajetë i Geg Prend Kolës, 50 metra poshtë rrugës.

'Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej  mbrëmjes së datës 28.09.2024.

34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë. 

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me  automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga.', njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Aksidenti me vdekje në Pukë, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja! Makina e shtypur totalisht ra nga lartësia 50 metra

1727620239_aksidentnepuke.jpg

Report Tv sjell pamje nga vendngjarja ku ndodhi aksidenti mbrëmjen e djeshme në fshatin Iballë të Pukës në vendin e quajtur ‘Laku i qershisë’.

Në këtë aksidenti ndërroi jetë në vend 34 vjeçari Geg Prend Kola, pasi ra nga 50 metra lartësi dhe makina është gjetur e shkatërruar totalisht.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?