Errësira vret në Shkodër! Makina përplas biçikletën, vdes gruaja! Viktima ende e paidentifikuar (VIDEO)

SHKODËR- Errësira vret në Shkodër! Në aksin Shkodër-Koplik,  një rrugë problematike për shkak të mungesës së ndriçimit, një 27-vjeçar ka përplasur për vdekje të grua e cila po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:20 në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv. Viktima është një grua rreth 35-40 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Shoferi 27 vjeç me inicialet G.B. banues në Shtoj është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet mjaft qartë që ky aks është i pandriçuar, duke qenë një nga shkaktarët kryesor të këtij aksidenti tragjikë që i mori jetën një gruaje. Megjithatë, grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perdorues biciklete: 23/06/2022 21:21

    Jam shum dakort me komentuesit,duken dicka shum e vogel por ato ndriquesit e bicikletes(edhe kushtojn lire)kan shum vlere se i bajn me dije shoferit qe nje objekt ne levizje ti shmanget.Por nuk munesh me msu kerkan ne ket kohe!

    Përgjigju
  • Dimo: 23/06/2022 09:08

    Njelloj si ne Europe,k am mendimin se dhe biçikletat duhet patjeter te jene te pajisura me ndriçim qe te dallohen nga larg nga perdoruesit e automjeteve

    Përgjigju
  • Shaqo: 22/06/2022 22:58

    Fatkeqesi vdekja e gruas, por jo gjithe km.e rrugeve jane te ndricuara. Naten automjetet udhetojne me dritat e tyre, jo me ndricimin rrugorn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi